Flatrat e produktivitetit

Flatrat e produktivitetit

Flatrat e produktivitetit


Jemi në jugperëndim të Shqipërisë. Diell, plazhe ranore dhe palma. Ndodhemi në një zonë pranë qytetit të lashtë të Apolonisë, qendrës kulturore dhe historike, së bashku me shumë atraksione të tjera nga periudha klasike dhe popullimet e hershme. Nga njëra anë gjen paqe mendore dhe pejsazhe qetësuese, duke u kthyer në anën tjetër përballemi me pamjen mahnitëse të maleve, që lartësohen nga lindja. Diku më tej në horizont ndodhet qyteti i Fierit, komuniteti i së cilit po pret radhën e vet për të bërë hapin e madh për të kapërcyer situatën ekzistuese, drejt një të ardhmeje më të mirë. Dikur qendra e industrisë dhe rafinerisë së naftës, Fieri tani është duke përftuar nga avanatazhet e të qënit në një pozicion lidhës midis veriut dhe jugut të vendit. Kjo është pika ku industria së bashku me turizmin kanë filluar të ngrihen dhe më në fund të shohin rritjen e merituar nga pritja e gjatë.

Diku këtu afër cdokush duke kaluar do të vërente pluhur, zhurma dhe një flotë të tërë të makinerive Caterpillar që janë duke punuar me intensitet të lartë. Këtu ndodhet kompania Elmazaj, një ekip me njerëz të rinj, entuziastë e të gatshëm për të ndërmarrë sfida dhe për të vazhduar përpara me zgjidhje të reja. Ata ecin përpara duke pushtuar pjesë të rrugës kilometër pas kilomentri, por me shpejtësi të lartë dhe pa hezitim. Ata janë plotësisht të vetëdijshëm se duke punuar në këto projekte të rëndësishme, kanë një mundësi të madhe për të zbatuar tendencat dhe teknologjitë më të reja në zemër dhe themel  të kompanisë së tyre. Ata janë absolutisht të vetëdijshëm se kjo është mënyra e vetme, duke punuar në situata të jetës reale, duke u rritur dhe shndërruar në një lojtar të madh të tregut, në gjendje për të zbatuar çdo projekt të ardhshëm pa bërë kompromise. Ata e dinë se shumë projekte të këtij lloji janë rreth e rrotull dhe duke ardhur, por vetëm për ata që janë të aftë për ta bërë këtë në mënyrën më produktive dhe efikase. Askush nuk është i aftë për të punuar i vetëm, kjo është arsyeja pse puna e ekipit është me rëndësi të madhe dhe Teknoxgroup është këtu për të ofruar ''miqësi dhe bashkëpunim ''...  Sapo vumë re nevojën për qasje më serioze ndaj këtij projekti, bëmë të gjitha përpjekjet tona dhe vendosëm të hynim menjëherë në veprim. Zgjidhja më e mirë është gjithmonë ajo që con në më shumë prodhim, cilësi më të mirë dhe më shumë kursime, kjo është ajo për të cilën ne ndihemi në terrenin tonë edhe ku paraqitja e zgjidhjeve të duhura teknologjike mund të jetë një nxitje reale për të lëvizur prej status quo-se aktuale më tutje.

Më në fund ja ku jemi duke prekur me duart tona makinën fantastike niveluese Motor Grader 120M, ku pavarësisht kohës së gjatë të pritjes sistemi i gatshëm ARO më në fund u “martua” me Sistemin e ri 3D Dual Automatic GPS Accugrade System. Për të siguruar saktësinë e duhur milimetrike po këtu është edhe stacioni bazë i Trimble dhe sistemi i plotë të SPS, i cili përfundimisht siguron stabilitet, saktësi, pavarësi dhe fleksibilitet në të gjitha fazat e projektit. Vlen të përmendet se ekipi ynë i Teknoxgroup, në shumë projekte rrugore deri më tani, në të gjitha territoret e Teknoxgroup nga Sllovenia në Shqipëri, ka dëshmuar faktin se produktiviteti i përgjithshëm mund të përmirësohet në mënyrë të jashtëzakonshme dhe deri në 5 herë më shumë!!! Kur vjen puna tek shpejtësia, konsumi  i ulët i karburantit, kursime të konsiderueshme materiale, më pak lëvizje të makinerisë, matje minimale, dixhitalizim dhe ndërlidhje, cilësi e punës, nivelim të duhur që në kalimin e parë dhe saktësi maksimale, sigurisht që nuk ka asnjë alternativë tjetër për punë më efikase në tregun e sotëm.

Tashmë kompania Elmazaj e pajisur më së miri e gjen padyshim veten në një nivel të ri, duke hapur rrugën për ecjen e saj të fuqishme dhe me marshe të plota përpara. Tani duke u dalluar nga pjesa tjetër e operatorëve në treg dhe e njohur nga ngjyrimi i verdhë i CAT, u urojmë atyre fat në projektet e ardhshme dhe jemi të bindur që do të vazhdojnë punën e mirë dhe të vendosur në Bypass-in e qytetit të Fierit…