Mirëmbajtje & mbështetje

Mirëmbajtje & mbështetje

Në TEKNOXGROUP mbështetja e ofruar për makineritë tuaja nuk mbaron me shitjen por vazhdon edhe pas saj, që do të thotë se dorëzimi i një makinerie qoftë ajo e re, e përdorur apo me qera është vetëm fillimi i mbështetjes tonë.

Për të treguar përkushtimin tonë kemi caktuar 14 Përfaqësues për Mbështetjen e Produkteve (PSR) në të gjitha territoret që mbulon TEKNOXGROUP-i. Pjesa më e madhe e tyre janë ish-Teknikë Servisi me shumë vite përvojë në terren, të pajisur me aftësi dhe njohuri mbi makinat. Më e rëndësishmja është se ata janë njerëz që ju i njihni e tek të cilët keni besim: detyra e tyre është të vijnë te ju kudo që të jeni qoftë në kantier apo në zyrat tuaja me misionin e vetëm që: 

Të Ulin Koston e Punes dhe Mirëmbajtjes

  • Duke zvogeluar kohen pa pune te mikinerise
  • Duke i mbajtur makineritë gjithmonë në kushte optimale
  • Duke ua zgjatur jetën komponentëve dhe, si rrjedhojë, makinerive tuaja.

Duke qenë sa kanë njohuri të thella për pjesët dhe shërbimet tona, ata do të konsultohen me ju dhe do t'i përshtasin ofertat tona me nevojat tuaja. Ju do t'i vlerësoni dhe do t'i shihni ata si "Konsulentët" e vërtetë të biznesit tuaj dhe si shembull i gjallë i përkushtimit të Kompanisë për t'ju ndihmuar që të rrisni përfitimet tuaja. 

Këta përfaqësues (PSR) do të vijnë tek operatori/ët tuaj me KËSHILLA për mënyrën e duhur të përdorimit të makinerisë, me qëllim që të merret gjithnjë maksimumi me koston më të ulët të mundshme. Kështu, do të njiheni me konceptet e mëposhtme:


Koncepte këto që për klientët tanë tashmë janë mënyra për të kursyer dhe për të qenë të qetë me veten. Pse nuk i provoni njëherë?

Kontaktoni PSR-ja që mbulon territorin tuaj. Lidhuni me të dhe kordinohuni për një vizitë nga ana e tij në kantierin që doni ju. Nuk do të pendoheni!