Një anije shkolle “Jadran” në lundrimet e ardhshme me besueshmërinë e motorëve Caterpillar

Një anije shkolle “Jadran” në lundrimet e ardhshme me besueshmërinë e motorëve Caterpillar

Një anije shkolle “Jadran” në lundrimet e ardhshme me besueshmërinë e motorëve Caterpillar


Është një nder dhe kënaqësi e madhe t’ju informojmë se Teknoxgroup së bashku me Kantierin Detar Adriatik Bijela, pikërisht në këto momente, gjatë publikimit të këtij artikulli, po punon për rikonstruksionin e anijes shkollë me famë botërore “Jadran”.  Kjo anije me rëndësi historike për Ushtrinë e Malit të Zi dhe Malin e Zi në përgjithësi, do të lundrojë jo vetëm me vela por edhe me ndihmën dhe fuqinë e motorit C18 Caterpillar.  Përveç motorit kryesor C18, anija më e vjetër lundruese e marinës malazeze do të pajiset me tre gjeneratorë ndihmës Caterpillar, dy C6.6. dhe një C4.4.  Gjatë 80 viteve lundrim, kjo anije e mrekullueshme është ankoruar në portet e brigjeve të Afrikës, Azisë dhe shumë kohë më parë, në vitin 1938 edhe në Shtetet e Bashkuara.

Me një fuqi prej 448 bkw (ose 600 bhp) motori kryesor C18 do të jetë një mbështetës i mirë dhe i besueshëm për strukturën me tre direkë, 60 metra e gjatë, 8.9 metra e gjerë dhe me peshë të përgjithshme zhvendosjeje prej 761 ton, e cila menjëherë pas testit të lundrimit, do të lundrojë në ujërat evropiane dhe ndërkombëtare dhe do të ketë në bord kadetë të Akademisë së Marinës dhe studentë të Fakultetit të Studimeve Detare.

Me shpresën që kjo anije do të stërvisë më shumë breza kadetësh, ne i urojmë dete të qeta në lundrimet e saj!