Kompaktorët

Kompaktorët

KOMPAKTORËT E DHEUT

  • Kompaktorët e fuqishëm të dheut janë projektuar dhe ndërtuar për ngjeshje të materialeve të forta dhe nivelime.
  • Duke pasur një model të pajisur me goma me majë ngjeshëse, Kompaktorët e Dheut Cat® ofrojnë një presion më të madh në tokë, ngjeshje më të madhe, forcë tërheqëse të shkëlqyer dhe lëvizje pa tronditje.
  • Me aftësinë për të punuar me shpejtësi të mëdha, Ngjeshëset e Dheut Cat mund të ruajnë të njëjtin ritëm ashtu si dhe flota e Skreperave të shpejtë apo kamionët e artikuluar gjatë një transportimi materialesh nga projekte të mëdha autostradash deri te kantierët më të vegjël të ndërtimit të zonave të banimit.
  • Kanë Sisteme dhe Komponentë të testuar në terren me struktura të ndërtuara posaçërisht për mosndërprerje të kohës produktive dhe jetëgjatësi të makinerisë.
  • Janë projektuar në mënyrë ergonomike për ruajtjen e shëndetit dhe rendiment në punë të operatorit tuaj të tilla që të kenë një sistem komandimi me anë të një leve të vetme që s'kërkon shumë mund, qartësi shikimi dhe një kabinë të standardeve më të larta. 
     
ModeliModeli i Motorit Fuqia Neto Pesha Operative Te dhëna teknike
825KC15 ACERT

302 kW 

35.528 kg

Katallog

KOMPAKTORËT PËR GROPAT E MBETURINAVE

  • Me komponentë të testuar në terren dhe një traditë të gjatë projektimesh për idustrinë e mbetjeve, Kompaktorët për Gropat e Mbeturinave Cat® ofrojnë performancë të besueshme për këtë mjedis të ashpër.
  • Kompaktorët për Gropat e Mbeturinave të markës Cat janë projektuar në mënyrë ergonomike që operatorit t'i krijohen kushte sa më të rehatshme. Që nga fushëpamja e shkëlqyer e deri tek karakteristikat që ofrojnë kontroll të lartë dhe lehtësi në përdorim, Kompaktorët e Gropave të Mbeturinave Cat ju sigurojnë ambjentin më të mirë të punës në të gjithë industrinë e mbetjeve.
  • Kompaktorët e Gropave të Mbeturinave Cat janë projektuar për të zvogëluar në minimum kohën joproduktive të makinerisë kur është në servis nëpërmjet lehtësisë së krijuar për të kryer servisin, pikave të grupuara për servis dhe vëmendjes së kushtuar ndaj komponentëve kryesorë që kanë nevojë për servis. E gjitha kjo bëhet në mënyrë që Kompaktorët e Gropave të Mbeturinave Cat të kalojnë kohën në punë dhe jo në servis.
  • Janë projektuar në mënyrë ergonomike për ruajtjen e shëndetit dhe rendiment në punë të operatorit tuaj të tilla që të kenë një sistem komandimi me anë të një leve të vetme që s'kërkon shumë mund, qartësi shikimi dhe një kabinë të standardeve më të larta.
  • Pajisur me elementë të sigurisë që mbrojnë njerëzit tuaj që punojnë me këta kompaktorë si dhe ata që gjenden pranë tyre.    
ModeliPesha Operative Fuqia Bruto Fuqia Neto Te dhëna teknike
816K

25.809 kg

212 kW

185 kW

Katallog

826K

40.454 kg

324 kW

302 kW

Katallog

836K

55.617 kg

419 kW

370 kW

Katallog