PASTRUESI I TERRENIT BUJQËSOR
Pastruesit e Terrenit Bujqësor të markës Cat janë projektuar për të realizuar me një cilësi të lartë prerjen dhe kompostimin e bimësisë dhe shkurreve rreth pemëve të mëdha në sipërfaqe tipike të pyllëzuara. Pastruesi hidraulik i terrenit bujqësor i kthen fidanët, shkurret dhe pemët në material të kompostuar, duke e bërë atë ideale për mirëmbajtjen e mjedisit, si psh krijimin e korsive të emergjencës. Përdorime të tjera përfshijnë: bonifikimin e tokës së palëruar, largimin e gjethnajës nga kantierët e ndërtimit të godinave, si dhe grirjen e materialit të krasitur dhe mbetjeve organike për prodhimin e biomasës.




