Marrëveshjet për Mbështetjen e Klientit (CSA)

Marrëveshjet për Mbështetjen e Klientit (CSA)

Duke pasur parasysh Misionin e Grupit tonë "Të gjejmë dhe ofrojmë zgjidhjet më të mira e më të dobishme për klientët tanë" ne, si Teknoxgroup, ofrojmë Marrëveshjet për Mbështetjen e Klientit (CSA) për të dhënë ndihmën tonë që t'i manaxhoni sa më mirë makineritë tuaja.

Oferta juaj mund të variojë nga një CSA e thjeshtë, ose CSA Plus deri në ato me te sofistikuara si Marrëveshje për Riparime dhe Mirëmbajtje të Plotë (TM&R):

Marrëveshja për Mbështetjen e Klientit (CSA)

Ofertat në bazë të Marrëveshjes sonë për Mbështetje të Klientit (CSA) janë përgatitur posaçërisht për makinerinë ose për gjeneratorin tuaj (prime & stand by ) për t'u siguruar që të jenë gjithmonë në gjendjen më të mirë të mundshme. Teknikët tanë të Servisit të trajnuar plotësisht vijnë dhe kryejne sherbimet ne makinerine tuaj në intervale të rregullta ( PM1: cdo 250 orë pune, PM2: cdo 500 orë pune, PM3: cdo 1000 orë pune, PM4: cdo 2000 orë pune) në përputhje me manualin e Perdorimit dhe Mirëmbajtjes të makinerive Caterpillar (OM&M).

Me aftësinë dhe zotësinë e tyre dhe duke përdorur veglat e sugjeruara të furnitorit ata do të marrin masa që të gjitha inspektimet dhe rregullimet të bëhen siç duhet.

Gjatë kryerjes së kontrollit të makinerisë tuaj mund të bëhet edhe identifikimi i problemeve të tjera që mund të dalin, në mënyrë që ju të mund të planifikoni dhe të bëni riparimet e duhura, përpara se të ndodhë avaria.

Dhe e fundit, por jo për nga rëndësia, oferta jonë përfshin gjithashtu kontrollet e sigurisë. Ndërkohë që kryejnë këtë punë, Teknikët tanë të Servisit marrin masa që të zbatohen të gjitha rregullat e sigurisë.

CSA-ja zgjat për një përiudhë kohe të miratuar nga palët dhe çmimi i saj është i paravendosur dhe përfshin: 

  • Lubrifikante si vajra dhe antifrize
  • Pjesë të reja origjinale Caterpillar
  • Kohën e udhëtimit dhe kilometrazhin
  • Raporte të plota me shkrim lidhur me inspektimin e makinerisë
  • Analizë të të gjitha lubrifikantet

CSA Plus

Kjo marrëveshje i përfshin të gjitha ato që u ofruan më lart në CSA-në standarde por edhe:

  • Zëvendësime të planifikuara të pjesëve përbërëse kryesore (kjo listë zakonisht përgatitet me ndihmën e Përfaqësuesve të Mbështetjes për Produktin PSR) 

TM&R

Kjo marrëveshje përfshin gjithçka që ofron CSA Plus por edhe:

  • Të gjitha riparimet mekanike të planifikuara dhe ato te papalnifikuara për sa kohë zgjat marrëveshja. Me kete garantohet vazhdimesia e punes se makinerise. 

Çfarëdolloj opsioni të CSA –së të zgjidhni, mund te rrini të qetë sepse:

  • Tashmë mund ta dini paraprakisht koston e mirëmbajtjes së makinerisë tuaj që do të thotë planifikim më i thjeshtë i buxhetit
  • Ju mund të kurseni para dhe të keni më shumë kohë për t'u marrë me aspekte të tjera të rëndësishme të biznesit tuaj.
  • Ju mund t'i planifikoni paraprakisht ndërprerjet per mirëmbajtjen e makinerisë
  • Ju mund të rrisni në maksimum jetëgjatësinë dhe të ulni në minimum koston duke planifikuar riparime përpara se të ndodhë ndonjë difekt i kushtueshem.
  • Ju mund të pakësoni stokun e pjeseve te kembimit.
  • Ju mund të pakësoni numrin e punëtorëve të servisit
  • Ju mund të shmangni blerjen e veglave specifike per mekaniket tuaj
  • Ju mund të keni vlerë më të madhe të mbetur për makinerine
  • Ju duhet të jeni të sigurt që makinerite tuaj do t'i bëhet shërbimi nga persona ekspertë dhe të trajnuar

edhe për arsye se keto CSA janë hartuar që ju të vazhdoni punën me koston më të ulët të mundshme. 

Oferta jonë vlen si për makineri të vogla ashtu edhe për të mëdha, sepse nevoja për të punuar në mënyrë efiçente dhe me kosto më të ulët operative është e njëjta pavarësisht nga madhësia, vjetërsia e makinerisë apo lloji i aplikimit të saj. Prandaj, CSA-ja ofrohet për makineri të reja dhe/ose të përdorura.

Studimet e kryera në Kompani të ndryshme përfaqësuese ekskluzive anembanë botës kanë vërtetuar që kostoja e perdorimit dhe mirëmbajtjes së një njësie e mbeshtetur nga një CSA është ulur me 25 - 35 %.