6 Sigma
Teknoxgroup e hapi derën e 6 Sigma në vitin 2005, por implementimin e saj e filloi në fillim të vitit 2006. 6 Sigma është zgjedhur të udhëheqë kompaninë tonë nëpër ndryshime radikale dhe permanente në mënyrën tonë të udhëheqjes së biznesit dhe arritjes së qëllimeve tona.
6 Sigma është filozofi e menaxhimit që do ta ndryshojë mënyrën se si ne i trajtojmë gabimet në kompaninë tonë. Fokusi qëndron në eliminimin e këtyre gabimeve dhe mësimi i personelit si të përmirësojë udhëheqjen e biznesit në proces.
Elementet themelore të filozofisë së 6 Sigma janë klientët, proceset dhe të punësuarit. Qëllimi nuk është vetëm përmirësimi i kualitetit të shërbimeve tona, por t’i bëjmë klientët të jenë më të kënaqur.
Metodologjia e 6 Sigma siguron që ne do të:
- Zbatojmë strategjië
- Optimizojmë proceset e biznesit
- Kontribuojmë në integrimin dhe zhvillimin e bashkësisë
- Kënaqim kërkesat e klientëve tonë
- Japim rezultate profitabile
6 SIGMA është vegla që do të na ndihmojë të arrijmë Vizionin dhe Misionin tonë.



