PUNË / JO VETËM FJALË

PUNË / JO VETËM FJALË

PUNË / JO VETËM FJALË

Çdo gjë që ne bëjmë është ndërtuar rreth nevojave tuaja.


 

 

Pra, kur ju zgjidhni një revizionim apo riparim nga  TEKNOXGROUP Shqiperi Sh.p.k. ne mund të ju sigurojmë se ju do të merrni shërbimin më të mirë në treg.

 

 

 

Vetëm pjesët Origjinale Cat  të REJA dhe Reman

·         janë projektuar pikërisht për performancen specifike te paisjeve tuaja CAT

·         mund të ju sigurojnë që blerjet tuaja të pjesëve origjinale vazhdojnë të japin rezultatet më të mira në punën tuaj.

Vetëm tekniket e trajnuar me mjetet dhe njohuritë e duhura, do t’ju sigurojnë një shërbim / rifreskim të mjeteve tuaja me azhornimet më të fundit të standarteve  të CAT.

Ne nuk shkruajmë, flasim apo reklamojmë. NE BËJMË!

TEKNOXGROUP Shqiperi Sh.p.k. ju ofron një garanci 12 Mujore të revizionimeve  të kryera në komponentet kryesore.

Ne do t’ju ofrojmë nje zbritje prej 10% per revizionimet si dhe për pjesët e mirëmbajtjes të instaluara në makinë në 12 muajt e ardhshëm .

Shërbimet dhe revizionimet ne Oficinë, Termat dhe kushtet

Në të gjitha pjesët e instaluara nga teknikët tanë ju ofrojmë nje zbritje 10% ne cmimet e pjeseve nga lista jone e çmimeve.

a. TEKNOXGROUP Shqiperi Sh.p.k. do t’ua paraqese ofertën me  shkrimi paraprakisht për të gjitha punimet  dhe sherbimet e riparimit .

b.Kuotimi do të mbetet i vlefshem pasi te sigurohemi se makina ështe dorëzuar materialisht në të njejtën gjendje sic ka qene kur është dhënë oferta .

c. Teknoxgrup Kosovo L.L.C. do te vazhdoje te ekzekutoje porosine ne lidhje me kete kuotim, vetem pas firmosjes se marreveshjes me klientin per pranimin e ketij kuotimi.

d. Punë të tjera shtesë që mund të dalin jashte ofertës se paraqitur, do të ri-ofertohen  dhe duhet të autorizohen nga klienti.

12 MUAJ garanci e plotë (max. 2.000 Ore pune)

Për çdo komponent  mbi të cilën TEKNOXGROUP Shqiperi Sh.p.k. ka kryer sherbimet , TEKNOXGROUP Shqiperi Sh.p.k. do të paguaj 100% të pjesëve dhe punës për të riparuar ndonjë pjesë te demtuar si rezultat i problemeve me materialin ose me punimet e kryera, brenda 12 muajve të parë ose 2.000 orëve pune (ne varesi se cila vjen e para).

a. Pajisjet CAT duhet të servisohen / të inspektohen nga teknikët tanë të servisit gjatë periudhës së garancisë.  

·         Pajisjet do të servisohen sipas Manualit per Mirëmbajtjen dhe Përdorimin.

·          Për servisim do të përdoren pjesët origjinale  CAT.

·         Do të përdoret vaji origjinal i CAT

·         Analiza SOS e vajrave do të kryhet në çdo interval të planifikuar të mirëmbajtjes.

b. Nëse klienti nuk autorizon punët e rekomanduara  shtesë të cilat TEKNOXGROUP Shqiperi Sh.p.k. i  identifikon se duhen bere per zberthimin e ndonjë komponenti, kjo mund të zhvlerësojë kushtet e garancisë.

c.Garancia fillon nga data kur mjeti i riparuar largohet nga ofiçina  e Teknoxgrup Kosovo L.L.C

d. Komponentet / pjesët që arrijne fundin e jetëgjatësisë së tyre normale të punës, si edhe dështimet e shkaktuara nga keqpërdorimi, abuzimi dhe mungesa e mirëmbajtjes nuk janë të mbuluara me garanci.

 c. Matësi i orëve të Makines / ECM duhet të jetë funksional