Makineritë tona ndihmojnë të rrezikuarit nga katastrofat e përmbytjeve

Makineritë tona ndihmojnë të rrezikuarit nga katastrofat e përmbytjeve

Makineritë tona ndihmojnë të rrezikuarit nga katastrofat e përmbytjeve


Në fillim të majit 2014, Bosnja dhe Hercegovina u godit nga përmbytje shkatërruese.  Lumenjtë e rrëmbyer shkaktuan dëme dhe shkatërruan ndërtesa banimi në një pjesë të madhe të vendit.  Shumë qytetarë mbetën pa shtëpi.  Më të goditurit ishin qytetet në luginën e lumenjve Bosnja dhe Sava.  Pas reshjeve të mëdha të shiut, i cili shkaktoi një rritje të madhe të niveleve të ujit të lumenjve që nuk ishte parë prej 100 vjetësh, ndodhi fenomeni i rrëshqitjeve të dheut i cili realisht fshiu disa fshatra nga harta gjeografike.


Në mes të muajit maj ne morëm një kërkesë nga Qeveria e Bosnjës dhe Hercegovinës për dy makineri të reja BHL434F të cilat duhej të dorëzoheshin në zonat më të goditura, në kuadër të ndihmës humanitare që vinte nga Emiratet e Bashkuara Arabe.  TEKNOXGROUP iu përgjigj kësaj kërkese në mënyrë profesionale dhe në kohën më të shpejtë të mundshme dhe për kënaqësinë e investitorëve nga EBA, Qeverisë së Bosnje Hercegovinës dhe në veçanti të popullsisë nga zonat e shkatërruara, makineritë u dorëzuan dhe u vunë në punë.

 

Një makineri u dërgua në Bashkinë e Zenicës, në zonën Topçiç Polje e cila ishte dëmtuar rëndë nga rrëshqitjet e dheut dhe makineria tjetër BHL iu dorëzua si ndihmë Bashkisë së Zhepçes për të adresuar pasojat e përmbytjes në zonën e Zheljezno Poljes.  Është e vështirë të përshkruash me fjalë reagimin e njerëzve në zonat e bashkive të lartpërmendura dhe gëzimin e tyre për operatorët që morën makineritë dhe menjëherë iu futën punës së rëndë ku sipas fjalëve të një prej operatorëve makineritë CAT realisht nuk kanë konkurrencë.

Dy makineri BHL434F po ngarkojnë kamionë dhe po pastrojnë me dhjetëra metra kub materiale, mbeturina dhe baltë.  Kompania jonë vërtetoi edhe një herë se produktet dhe shërbimet e mbështetura në emër të Teknoxgropup BH janë shprehimisht numri një në tregun vendas.