Caterpillar më i vogël në qytetin më të vogël në botë

Caterpillar më i vogël në qytetin më të vogël në botë

Caterpillar më i vogël në qytetin më të vogël në botë




Humi në Istria njihet si qyteti më i vogël në botë.  Ai shtrihet në pjesën qendrore të Istrias, 14 kilometra në juglindje të Buzetit dhe ka ekzistuar prej shekujsh (gjurmët e para të shkruara datojnë që nga 1102).  Brenda mureve të ruajtura të qytetit janë dy rrugë të vogla dhe dy kisha – kisha e famullisë së Postulatit të Virgjëreshës Maria e ndërtuar në 1802 dhe kishën me stil romak të Shën Xheromit nga shekulli i 12.   Sipas censusit të vitit 2011, Hum-i ka 30 banorë, dhe ky qytet tregon rritje të madhe të popullsisë krahasuar me vitin 2001 kur kishte vetëm 17 banorë.  Gjatë gjithë historisë ka pasur më shumë banorë por rrallë më shumë se 100.

 

Disa vite më parë, Dean Staniç u vendos në këtë qytet.  Deani u largua nga qyteti i mbipopulluar dhe jeta intensive urbane për të jetuar i qetë dhe më pranë natyrës.  Ai shiti kompaninë dhe apartamentin e tij dhe bleu një tokë të madhe disa hapa larg qytetit më të vogël në botë.  Ai vendosi që shtëpinë e tij të re ta bënte dhe rregullonte vetë për një jetë të bukur.  Meqë ndërtimet që ai planifikon të bëjë nuk janë aq të lehta, Deani mendoi të pajtonte një asistent për ta ndihmuar.  Pas analizimit të gjërave të cilat i nevojiteshin ai vendosi të pajtonte një asistent në formën e një makinerie që punon – Caterpillar 300.9D.  Kjo është makineria më e vogël që ofron Caterpillar-i, kështu që në maj 2014, Caterpillar-i më i vogël mbërrin në qytetin më të vogël në botë.

Caterpillar 300.9D, i gjerë vetëm 730 mm dhe peshë 1000 kg, është makineria ideale për punë në një hapësirë të kufizuar.  Prona e Deanit është disa qindra metra larg Humit dhe puna që ai donte të bënte në fillim me këtë makineri ishte më shumë pastrimi i pemëve në pyllin pronë e tij sesa të merrej me rregullime mes dy rrugëve të vogla të Humit.  Megjithatë, në bashkësi të vogla si ky qytet njerëzit rrinë me njëri tjetrin, kështu që kur Deani bleu makinerinë, ai ishte i sigurtë se fqinjët do ta ndihmonin.  Njerëzit e Humit dhe vendeve të afërta kanë një vëllazëri të një lloji të veçantë dhe shumica e projekteve private bëhen shpejtë një sipërmarrje e përbashkët dhe shpesh ata punojnë për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.  Disa prej tyre ndihmojnë me ndonjë makineri, disa me kamionë dhe disa me duart e tyre.  Humi është një shembull i vërtetë i funksionimit më të mirë të një komuniteti të vogël ku edhe 300.9D së shpejti do të gjejë vendin e tij.

Kapaciteti i Cat 300.9D për të vepruar në vende të ngushta u vërtetua kur Deani doli me  të në qytet për të bërë fotografi.  Ai hyri dhe kaloi përmes Rrugicës Glagolitik tek portat e qytetit pa asnjë problem.  Kur ishim duke kaluar përmes qytetit me shpejtësinë 1,8 km në orë, Deani dhe tek makineria e tij po mblidheshin gjithmonë e më shumë njerëz kureshtarë rreth tyre, jo vetëm nga Humi por edhe turistë të cilët janë të shumtë në numër në ditët pranverore.  Deani e bëri rolin e tij si operator në mënyrë perfekte megjithëse përvoja e tij ishte vetëm disa orë pune me këtë makineri të sapo ardhur.  Cat 300.9D është dizajnuar dhe bërë në atë mënyrë që përdorimi i saj të jetë shumë i lehtë madje edhe për drejtuesit të cilët nuk kanë përvojë pune.

 

“Drejtimi i kësaj makinerie është shumë intuitiv dhe i thjeshtë dhe unë shpresoj që të ndërtoj rrugica për të ecur në pronën time brenda disa ditësh pasi kjo ishte edhe arsyeja kryesore për të cilën e bleva” – tha Deani.

Gjatë bisedës së këndshme dhe shakave me fqinjët dolën në pah disa plane të reja në lidhje me peizazhin e qytetit dhe rrethinat e tij, kush do t’i kryejë këto punë dhe si do të bënin një festë të madhe, e cila është gjithmonë pjesë e këtyre punimeve.  Disa plane të reja ishin për zhvendosjen e gurëve dhe për këtë Deani ndoshta do të marrë disa mjete shtesë për Cat 300.9.D, dhe gjatë kohës që kaluam së bashku ky pronar i lumtur i makinerisë më të vogël Cat na tha se ai nuk ka në plan që të qëndrojë vetëm me këtë makineri të vogël 300.9D dhe se në të ardhmen ai do të blejë edhe disa makineri të tjera Caterpillar.  Ai është shumë i emocionuar nga shitësit që e ndihmojnë dhe shërbimet e garantuara nga rrjeti i autorizuar i shitjeve dhe i shërbimeve të kompanisë Caterpillar përmes Teknoxgroup Hrvatska d.o.o.  Pikërisht për këtë nivel cilësie, prodhimet Caterpillar kanë nderin që të jenë pjesë e punimeve të cilat përmirësojnë cilësinë e jetës në qytetin Hum dhe në këtë mënyrë, të paktën marrin merita për ruajtjen e jetës në qytetin më të vogël në botë.