Sërish në qytetin e Fierit...Shqipëri

Sërish në qytetin e Fierit...Shqipëri

Sërish në qytetin e Fierit...Shqipëri


Ja ku jemi sërish, bypassi i Fierit u vu sërish në lëvizje dhe një rifreksim i planit është i domosdoshëm. Sezoni i verës po troket dhe shumë shpejt shumë lloj veturash do të sulen në jug drejt plazheve të bukura të detit Adriatik. Përfundimi i ndërtimeve në këtë ngushticë do ta bëjë rrugën shumë më të lehtë për udhëtim dhe mezi-pritjen e ujit të freksët më pranë udhëtuesit të paduruar.

Pak vjet më parë sistemet e makinerisë Trimble/Accugrade 3D u vunë në punë për herë të parë në Shqipëri në këtë vendndodhje. Duke prodhuar rezultate të menjëhershme duke optimizuar sasitë e materialeve, duke kursyer kohë dhe duke përmirësuar përfitueshmërinë e pëgjithshme të sistemit GNNS menjëherë bëri shumë progres tek kontraktori. Këto teknologji të reja e provuan veten e tyre në aksion, duke krijuar një diferencë të dukshme që në shikim të parë.

Fatkeqësisht, pak më pas, i gjithë projekti u pezullua për një kohë të konsiderueshme. Tani është sërish në vijë, kantieri i ndërtimit plot aktivitet dhe më shumë kontraktorë janë angazhuar në punë. Alb Building është një prej tyre. Prioriteti i ekipit të këtyre kontraktuesve profesionistë është që të bëhet shpejt dhe me cilësinë më të mirë të mundshme. Dhe ja ku jemi, Teknoxgroup është në kantier për të implemetuar dhe duke dhënë një kontribut me zgjidhjen e teknologjise GPS që janë që tani në operim maksimal, duke ndihmuar Alb Building të përditësohet me trendet më të fundit dixhitale në botën e pajisjeve të rënda.

Tani nuk bëhet më fjalë për numrin e njësive të shitura. Ajo çfarë luhet këtu është kapaciteti i industrisë lokale të ndërtimit të shtyjë zhvillimin e vendit në drejtimin e duhur. Duke përmirësuar kapacitetet me teknologji dixhitale është një rrugë e shkurtër për të fituar kapacitetin e punës për ta bërë shpejt dhe në mënyre efiçente infrastrukturën e nevojshme dhe në këtë mënyrë të ndikojë fort në jetët e përditshme të njerëzve të zakonshëm.