PERFAQESUES PER SHITJEN E PJESEVE NE BANAK
PERFAQESUES PER SHITJEN E PJESEVE NE BANAK
Teknoxgroup Shqipëri është Dealer ekskluziv i Caterpillar, prodhuesi më i madh në botë i makinerive të ndërtimit dhe minierave, motorëve me naftë dhe gaz natyror. Si pjesë e Grupit ndërkombëtar të kompanive që operojnë në Ballkan dhe më gjerë, ne mbulojmë territorin e Shqipërisë për sa i përket shitjeve të makinerive CAT të reja dhe të përdorura, motorëve dhe gjeneratorëve, si dhe me mbështetjen e produkteve nëpërmjet shitjes së pjesëve të këmbimit dhe shërbimeve tona të mirëmbajtjes dhe riparimit.
Ne ofrojmë zgjidhjet më të mira për klientët tanë. Synimet tona i arrijmë përmes profesionalizmit, përsosmërisë dhe pasionit të njerëzve tanë. Ata përfaqësojnë Teknoxgroup me etikën, produktivitetin dhe punën e tyre në grup.
Për të mbështetur zgjerimin e saj në treg me pjesë dhe shërbime, kompania po kërkon një person të ri për të plotësuar pozicionin e Përfaqësuesit Për Shitjen e Pjesëve në Banak. Kandidati preferohet të jetë i profilit komercial dhe teknik, i gatshëm për të mësuar më shumë dhe për të ndërtuar një karrierë profesionale brenda ekipit tonë dinamik.
Përgjegjësitë e punës:
· Shitja e pjesëve dhe rritja e shitjes së pjesëve te klientët ekzistues dhe rritja e portofolit nëpërmjet afrimit të klientëve të rinj.
· Krijimi i marrëdhënieve dhe ndërveprimeve të ngushta me klientët, identifikimi dhe përmbushja e nevojave të klientëve.
· Ofrimi i zgjidhjeve të duhura për makineritë e klientëve.
· Përgatitja e të gjithë ofertave të pjesëve të kërkuara nga nga klientët e kompanisë dhe brenda saj nga departamente të ndryshme të kompanisë.
· Koordinimi i ngushtë i punës me stafin e magazinës për të përmbushur nevojat e klientëve.
· Përgatitja e raporteve të ndryshme dhe përmbushja e detyrave të tjera administrative sipas nevojës.
· Qenia e përpiktë në punë dhe mbajtja e një komunikimi të respektueshëm me klientët dhe stafin.
Profili i përshtatshëm i kandidatit:
Kërkesat e detyrueshme të vendit të punës:
· 3+ vite eksperiencë në pozicione pune të njëjta ose të ngjashme në industrinë e makinerive të lëvizjes së dherave, autoveturave, autobusëve ose kamionëve.
· Diplomë të shkollës së mesme.
· Njohuri të mira të gjuhës angleze, të shkruar dhe të folur.
· Njohuri të mira kompjuterike, njohuri të mira të MS Office.
· Leje Drejtimi Lloji B.
· Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negociuese.
Kërkesat e preferuara të vendit të punës:
· Diplomë e shkollës së mesme me orientim teknik ose tregtar.
· Diplomë universitare në degën teknike (inxhinieri mekanike).
· Njohuri bazë për makineritë e rënda, teknologjinë dhe industrinë e lëvizjes së dherave.
Në rast interesi, ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj me CV-në tuaj në anglisht, direkt në:
career@teknoxgroup.com deri në 30/6/2023.