Renexpo

Renexpo

Renexpo

International Conference on Biomass and Biogas


Konferenca dy ditore për Biomasat dhe Biogazin ishte një nga aktivitetet që shoqëruan Panaririn “Renexpo” OIE dhe EE, i cili u zhvillua në 11 dhe 12 Qershor në Qendrën Sava, Beograd.

 

Teknoxgroup, së bashku me Z. Predrag Stojanovic dhe Z. Teufik Sadovic, prezantuan makineritë “Komptech” që përdoren për përgatitjen e biomasave, dhe motorrët “Caterpillar” me gaz dhe modulet e kombinuara.

 

Në pjesën e parë të prezantimit, Z. Predrag Stojanovic prezantoi “Teknoxgroup” dhe prodhimet e kompanisë austriake “Komptech”, përfaqësuesi ekskluziv i së cilës për ish Jugosllavinë dhe Shqipërinë është “Teknoxgroup”.  “Komptech” është kompania evropiane kryesore për prodhimin e makinerive dhe pajisjeve për trajtimin mekanik dhe biologjik të mbetjeve, përgatitjen e biomasave dhe përzierjen.

Z. Stojanovic i ndau makineritë e “Komptech” në disa kategori: makineritë e grirjes (grirës për biomasat e drurit, makineritë për prodhimin e ashklave të drurit, grirës universal dhe makineritë për përgatitjen e ashklave të drurit); makineri për ndarjen dhe veçimin (rrotull klasike apo kullesa rrotulluese, makineri me ndarës konvejer, impiant ndarës i mbyllur, ndarës guri); dhe makineri për përzierje apo makineri për tretjen aerobike të materialeve (me fjalë të tjera boshte rrotulluese për përzierje).

 

Në pjesën e dytë të prezantimit të Teknoxgroup, Z. Teufik Sadovic foli për potencialet e gazit (gazit koks, gazi i fushave të naftës, gazit natyral dhe biogazet) në rajon nga Sllovenia në Shqipëri.

 

Z. Sadovic gjithashtu foli për një gamë të gjerë produktesh dhe për avantazhet e motorrëve me gaz “Caterpillar” dhe modulet e kombinuara, përdorimi i tyre i mundshëm dhe llojet e gazit që mund të përdoren tek motorët.  Më tej, ai përmendi projektet ku kompania “Teknoxgroup Srbija” është aktualisht e përfshirë, të tilla si projekte për përdorimin e gazit të kapur në fushën e naftës SS1 Velebit në Kanjiza dhe fushën e naftës SGS Srbobran në Srbobran.