Të kalosh lumin Ljubljanica me eskavatorët Caterpillar

Të kalosh lumin Ljubljanica me eskavatorët Caterpillar

Të kalosh lumin Ljubljanica me eskavatorët Caterpillar


Ky është viti i gjashtë radhazi që Shtëpia e Eksperimenteve organizon "Znanstival".  Festivali po bëhet një prezantues i përhershëm në aktivitetet e verës në kryeqytet.  Programi i pasur i festivalit u mbajt në qendër të Ljubljanës ku aktivitetet kryesore u organizuan tek urat mbi lumin Ljubljanica, sheshet dhe rrugët e qytetit.  Ngjarja kryesore e Znanstivalit këtë vit ishte kalimi spektakolar me biçikletë i lumit Ljubljanica.  Ky aktivitet u prezantua për herë të parë në festivalin e vitit të kaluar.  Edhe një herë, kavo në dy anët Urës Cobbler u tendos nga dy eskavatorë Caterpilar (M315D in M316D) të siguruara nga kompania Teknoxgroup d.o.o., që është edhe përfaqësuesi zyrtar i makinerisë Caterpillar për Slloveninë.  Qendra Mësimore Novo Mesto në bashkëpunim me Shtëpinë e Eksperimenteve dizajnoi një biçikletë të veçantë me qendër rëndese të ulët, e cila më pas u vendos mbi kavo, duke përdorur një ngritës.  Kështu që, cilido që ishte i etur për të provuar aventurën shkencore me nuanca adrenaline pati mundësinë që të kalonte me biçikletë lumin Ljubljanica mbi një kavo.