Mbledhja e Planifikuar e Kampionëve të Vajit (SOS)
Mbledhja e Planifikuar e Kampionëve të Vajit (SOS)
SOS ju mundëson rritjen në maksimum të produktivitetit dhe uljen në minimum të shpenzimeve.
Oil packagingImagjinoni sikur të jetë e mundur të kontrolloni gjendjen e motorit ose të mekanizmit të transmetimit të fuqisë (powertrain) pa qenë nevoja ta çmontoni atë. Vaji ka një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm për makinerinë tuaj: ai lubrifikon, pastron, ftoh, neutralizon acidet, parandalon grryerjen dhe jo vetëm kaq...Përpara se të ndrrohet dhe të flaket, ai mund të kryejë edhe një funksion të fundit: Ai mund t'u tregojë se në ç'gjendje ndodhet makineria juaj, sa e shëndetshme është ajo. Vetë procesi i marrjes së kampionëve është i thjeshtë dhe i shpejtë. Vajrat e Motorit, transmisionit, diferencialit dhe final drive train nxirren nga pika e kontrollit të nivelit të vajit ose nga tubi i vaj-matësit. Disa komponentë të modeleve më të reja Cat janë të pajisura me valvula për marrjen e kampionëve të cilat janë të vendosura në pozicione të volitshme.
Vaji më pas analizohet duke kryer analizat e mëposhtme:
- Analiza për Shkallën e Konsumimit monitoron konsumimin duke pikasur, identifikuar dhe vlerësuar sasinë dhe llojin e elementëve metalikë të konsumit tek vaji. Shkalla në të cilën grimcat e metalit të konsumit shtohen nga një kampion te tjetri është po aq e rëndësishme sa edhe sasia e grimcave në vaj. Për këtë arsye, marrja e kampionëve rregullisht në intervale të caktuara është e domosdoshme për të përcaktuar tendencat e shkallës së konsumimit për çdo komponent që lubrifikohet me vaj. Prania e silikonit dhe e elementëve të tjerë që tregojnë hyrjen e papastërive monitorohen gjithashtu me Analizën e Shkallës së Konsumimit.
Më poshtë jepen shembuj të kombinimeve të elementëve të konsumimit klasik që kërkojmë ne në kampionin tonë të vajit të motorit dhe shkaqet e tyre të mundshme.
Elementët Parësorë | Elementët Dytësorë | Konsumi/Dëmtimi i Mundshëm | Zonat Problematike & Shkaqet |
---|---|---|---|
Silikon (Papastërti) | Hekur, Krom, Alumin | Pistona, Fasho, Kemisha | Sistemi i Ajrimit, Filtrat, Turbina, Ndotje – Papastërti |
Hekur | Krom, Alumin | Kemisha, Pistona, Fasho | Temperatura anormale te punes , Prishja e vajit, Fasho të bllokuara/të thyera, Ndotje e lëndës djegëse dhe e lendes ftohese |
Silikon (Papastërti) | Plumb, Alumin | Bronxina | Ndotje nga Papastërtitë |
Alumin ose Bakër | Plumb, Kallaj | Bronxina | Presion i ulët ose i luhatshëm i vajit |
Sodium | Silikon, Bor | Sistem Ftohjeje | Pompë Uji, Testata, Mbështetëse e Kemishave,Ftohës vaji, Antifriz |
Plumb-Kallaj | Bakër, Alumin | Bronxina | Ndotje nga Papastërtitë, Mungesë lubrifikimi |
- Për Analizën e Pastërtisë së Vajit përdoret Testi i Numrit të Grimcave në vajin që s'përdoret për motorë. Ai zbulon si mbetje metalike ashtu edhe jo metalike (të tilla si materiale të diskut të friksionit) që krijohen nga konsumi, si edhe nga papastërtitë që depërtojnë nga burime të jashtme. Ky informacion, së bashku me Analizën e Shkallës së Konsumimit, bën të mundur një vlerësim gjithpërfshirës të sistemit tuaj hidraulike dhe sistemit power train. Ky kombinim mund të zbulojë avari të mundshme që s'arrijnë të identifikohen vetëm me Analizën e Shkallës së Konsumimit.
A e dinit se grimca më e vogël që mund të kapë syri i njeriut është 40 mikron? Testi i Numrit të Grimcave mat numrin e grimcave më të mëdha se 5 mikron dhe 15 mikron që janë të pranishme në kampion.
- Analiza e Gjendjes së Vajit përcakton humbjen e vetive lubrifikuese të vajit. Për të krahasuar vetitë e vajit të ri me vetitë e kampionit të vajit të përdorur që keni ju përdoret një instrument për analizë me rreze infrared. Ky test bën të mundur që teknikët tanë të përcaktojnë shkallën në të cilën është prishur vaji gjatë përdorimit dhe të kontrollojnë që vaji po e bën punën e tij sipas specifikimeve gjatë gjithë periudhës së ndërrimit të vajit.
- Analiza për Ndotjen e Vajit përcakton praninë e ndotësve të jashtëm. Ndotja e Karburantit, ujit ose glikolit tregon se ka probleme që kërkojnë zgjidhje të menjëhershme.
- Hollimi i lëndës djegëse e ul viskozitetin e vajit dhe ia shkatërron atij vetitë lubrifikuese. Pak lëndë djegëse e padjegur mund të futet në karter duke kaluar ne fashot e pistonit, sidomos nëse motori punon pa ngarkese për periudha të gjata gjatë motit të ftohtë. Hollimi i lëndës djegëse më shumë se 4% sipas vëllimit, gjithsesi, mund të çojë në bllokimin e fashove dhe prishje të kushinetave të motorit.
- Ndotja e glikolit (ftohësi) shkakton oksidim të shpejtë të vajit dhe çon në avari të madhe të motorit, nëse nuk zgjidhet menjëherë. Uji mund të ndotë një sistem vaji duke rrjedhur brenda nga jashtë ose duke u ngjeshur brenda një komponenti me vaj të nxehtë apo brenda karterit të motorit. Uji do të bëjë që vaji të formojë një llucë që mund të bllokojë filtrat.
- Vaji i ndotur nga uji që kalon mes pjesëve të lëvizshme të puthitura mirë do të krijojë "zona rreziku" që çojnë në pakësim të jetëgjatësisë së komponentëve ose avari të shpejtë.
Dhe rezultati përfundimtar? SOS ju mundëson të rrisni në maksimum produktivitetin dhe të ulni në minimum shpenzimet. Me SOS ju keni mundësinë të:
- Monitoroni vazhdimisht të gjithë komponentët kryesorë të makinerisë tuaj – motorin, transmisionin, pjesën e fundit të sistemit të transmisionit (final drive), diferencialët dhe hidraulikun.
- Te parashikoni dhe të shmangni kohen pa pune të makinerisë duke i nxjerrë në pah difektet e vogla, përpara se të kthehen në avari të mëdha.
- Planifikoni buxhetin duke parashikuar kontrolle për remonte kapitale, riparime dhe jetëgjatësinë e makinerisë.
- Përgatisni historikun e plotë të servisit të kryer për çdo makineri (vlerën e shtuar në rast shkëmbimi ose shitjeje).
Për informacione të mëtejshme, kontaktoni përfaqësuesin tuaj të mbështetjes së produkteve. (PSSR)