Zmadho shkronjat Zvogëlo shkronjat Dërgoja një miku Shtyp (Printo)
     Fillimi / Shërbimet

Shërbimet

Financimi

Ne ju ofrojmë ndihmën tonë në hartimin e skemave të favorshme për financimin e investimeve tuaja në makineritë e ndërtimit dhe makineritë Caterpillar, sepse ne e njohim aktivitetin tuaj, praktikën tuaj të punës, sfidat me të cilat përballeni si dhe konkurrencën.

Makineri me qera

Ne japim me qera makineri me konfiguracion të plotë dhe me të gjitha pajisjet, në mënyrë që ju të shkurtoni kohën tuaj të punës si dhe të ulni shpenzimet. TG RENT është emri i markës me të cilën ne ofrojmë makineri ndërtimi me qera.

Mirëmbajtja dhe Servisi

Mbështetja e plotë që ofrojmë ne për funksionimin dhe performancën efiçente të makinerive tuaja vazhdon edhe pas blerjes se tyre. Personeli ynë përfshin 93 teknikë servisi me përvojë në këtë fushë të cilët trajnohen në mënyrë të vazhdueshme. Detyrat e tyre përfshijnë vizita si në kantier ashtu dhe në zyrat tuaja, duke ju dhënë këshilla për të ulur koston e përdorimit dhe të mirëmbajtjes së makinerive.