STEKNIK SERVISI (MEKANIK)

STEKNIK SERVISI (MEKANIK)

Caterpillar është prodhuesi më i madh dhe më i njohur ne botë i makinerive të rënda për levizjen e dherave, të sistemeve për prodhimin e energjisë dhe të motorëve.

Teknoxgroup Kosova l.l.c. që është dileri zyrtar për Kosoven i Caterpillar, eshte duke kerkuar per plotesimin e pozicionit te meposhtem:

STEKNIK SERVISI (MEKANIK) (M/F):

Jemi në kërkim të personave të profilit teknik te interesuar të punojnë në shërbimin e mirëmbajtjes dhe mbështetjes teknike per makinerite Caterpillar, te gatshëm për të mësuar më shumë dhe te orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, me njohuri dhe aftësi të mira teknike dhe me një orientim te qartë ndaj klientelës.

Është e preferueshme që kandidati të ketë kualifikimet e mëposhtme:

  • Diplomë nga një Shkolle Teknike (shkollë e mesme ose fakultet teknik) dega mekanike/elektrike.
  • Të ketë njohuri të mira mekanike, motorë, hidraulikë, dhe auto-elektrike.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze, te shkruar dhe te folur.
  • Të ketë njohuri të punës së kompjuterit, në Word, Excel, etj.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientët.
  • Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
  • Të jetë i gatshëm për të punuar me orare te zgjatura.
  • Të kete patentë shoferi.

Eksperienca te meparshme ne pozicione te njejta ose te ngjashme ne sektoret e riparimit te makinerive te renda (ekskavatore, fadroma etj) kamioneve, autobuzeve, jane te preferueshme.

 

Ju lutem dërgoni aplikimin shoqeruar me CV-në tuaj drejtpërdrejt në adresën elektronike: career@teknoxgroup.com