Buldozer

Buldozer

Një mënyrë e thjeshtë për të shfaqur klasin botëror.

Cat Dozers - emrat janë duke ndryshuar, por performanca e tyre kurrë.  

 

BULDOZERËT E VEGJËL

Traktorët Cat D4K dhe D5K janë projektuar për të rritur në maksimum shpejtësinë, aftësinë trasnportuese, aftësinë për të manovruar lehtësisht, aftësinë për të kryer shumë funksione dhe saktësinë në nivelimin e hollë. Këta buldozerë me zinxhirë janë idealë për ndërtim zonash banimi duke qenë se kryejnë punë të tilla si pastrimin e nivelimin e vendeve, pjerrësimin e anëve të rrugës, rimbushjen e gropave të hapura dhe punë niveluese përfundimtare për rregullimin e peisazheve dhe ndërtimin e rruginave private.

ModeliFuqia NetoPesha Operative - XLTe dhëna teknike
D3K2 Mulcher77,6 kW10.771 kg

Katallog

D4K2 

68,8 kW

8.168 kg

Katallog
D5K2 

77,6 kW

9.214 kg

Katallog

BULDOZERËT MESATARË

  • Motorët e Besueshëm me naftë Caterpillar karakterizohen nga zhvendosja e madhe dhe rritja e momentit të rrotullimit.
  • Kabinat janë projektuar në mënyrë ergonomike që të arrihet produktivitet i lartë dhe të ofrohet rehati maksimale për operatorin. Sistemi i komandimit është intuitiv, nuk kërkon shumë mund dhe është lehtësisht i arritshëm, fushëpamja është e shkëlqyer, paneli i komandimit nuk paraqet vështirësi për t'u lexuar dhe është informues, niveli i zhurmës është i ulët dhe ka hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur sende vetjake.
  • Strukturat bazë janë projektuar dhe ndërtuar për të qenë rezistentë duke përdorur teknologjinë e fundit në dispozicion në inxhinieri dhe industrinë përpunuese. Strukturat e forta bazë ofrojnë mbështetje solide dhe rakordim të përkryer për komponentët kryesorë.
  • Përfaqësuesit e autorizuar të Cat-it japin ndihmën e tyre që makineritë të shfrytëzohen për punë për një kohë më të gjatë me kosto më të ulët. Ata vënë në dispozicion pjesët më të mira të këmbimit dhe janë të aftë të ofrojnë servisin më të mirë.
ModeliFuqia Neto Pesha OperativeTe dhëna teknike
D6K2 

95 kW

13.271 kg

Katallog
D6N

124 kW

16.757 kg

Katallog
D5127 kW19.170 kg

Katallog

D6161 kW22.975 kg

Katallog

D6XE161 kW23.248 kg

Katallog

D7E

178 kW

26.055 kg

Katallog

BULDOZERËT E MËDHENJ

  • Motorët Caterpillar rezistentë, të fuqishëm dhe që ofrojnë lehtësi në kryerjen e servisit kanë ngritje të momentit të rrotullimit dhe i plotësojnë ose i tejkalojnë kriteret për shkarkimin e gazrave.
  • Sistemi i Përparuar Modular Ftohës (AMOCS) kombinon një kapacitet më të lartë ftohës me një servis më të thjeshtë dhe bën të mundur që makineria të përdoret në mjediset që kërkojnë më shumë punë.
  • Kabinat e rehatshme dhe efiçente e nxisin akoma më shumë prodhimin duke qenë të pajisura me levat e komandimit që janë lehtësisht të arritshme, sedilje nga Caterpillar Contour Series dhe fushëpamje të shkëlqyer.
  • Transmisionet Caterpillar planetare të zhvendosshme pa e ulur shpejtësinë kanë diametër të madh, xhunto hidraulike me kapacitet të lartë me ftohje me vaj.
  • Rrotat e e ngritura të ingranimit e izolojnë mekanizmin e transmisioneve përfundimtare nga impakti me tokën. Strukturat e poshtme të varura vendosin më shumë zinxhir në tokë për forcë tërheqëse më të madhe, më pak rrëshkitje, ecje me më pak tronditje dhe jetëgjatësi më të madhe të makinerisë.
  • Strukturat bazë të Buldozerëve të Mëdhenj Caterpillar janë të rënda, të forta dhe rezistente.
  • Komponentët kryesorë modularë janë projektuar që të ofrojnë lehtësi të madhe në kryerjen e servisit.
  • Përfaqësuesit e autorizuar i Cat-it japin ndihmesën e tyre që makineritë të shfrytëzohen për një kohë më të gjatë me kosto më të ulët. Ata vënë në dispozicion pjesët më të mira të këmbimit dhe janë të aftë të ofrojnë servisin më të mirë
ModeliFuqia Neto Pesha Operative - XLTe dhëna teknike
D8T

233 kW

39.420 kg

Katallog
D9T

325 kW

48.361 kg

Katallog

D9

328-337 kW49.988 kgKatallog

D9 GC

308 kW49.441 kgKatallog
D10T2

447 kW

70.171 kg

Katallog
D11T / D11T CD

634 kW

104.236 kg

Katallog