Makina të përdorura certifikimit

Makina të përdorura certifikimit

Performanca e besueshme dhe eficiente e pajisjeve tuaja të përdorura është thelbësore për biznesin tuaj. Ju mund të besoni tek Teknoxgroup që t’ju sigurojë makina te dorës së dytë dhe pajisje të përdorura të gjenerimit të energjisë, të cilat janë ato që duhen për biznesin tuaj. Teknoxgroup ofron një gamë gjithëpërfshirëse të makinave të përdorura që përfshijnë ekskavatorët, trajtuesit në distancë, buldozerët, ngarkuesit me kovë e të tjera, si dhe nje game modulesh të përdorura te energjisë dhe gjeneratorë të përdorura.

Për tu siguruar që Teknoxgroup ka makinat e përdorura të duhura për nevojat tuaja, kemi 3 oferta pajisjesh të përdorura të veçanta: Cat e Certifikuara e Përdorur, Teknoxgroup e Verifikuar e Përdorur, Blerje e mirë tek Teknoxgroup.                      

Teknoxgroup magazinon një gamë të madhe makinash të përdorura dhe pajisje të përdorura jo Cat, shumica e të cilave janë të disponueshme menjëherë. Inventari i pajisjeve të përdorura Teknoxgroup përditësohet çdo ditë, por në qoftë se nuk i gjeni pajisjet e përdorura të cilat i kërkoni, ju lutemi, na kontaktoni dhe profesionistët tanë të pajisjeve të përdorura do ta gjejnë atë për ju.

  

     Cat e Certifikuara e Përdorur   

Një makinë do të kualifikohet si Cat e Certifikuar e Përdorur vetëm në qoftë se plotësohen kushtet e mëposhtme:

  • Mosha më pak se 5 vjet
  • Pak orë (më pak se 3,500 orë për pajisjet BCP dhe më pak se 7,500 orë për pajisjet thelbësorë dhe të rënda)
  • Gjendje e shkëlqyer me një minimum jetëgjatësie të mbetur 50%
  • Servisi më i fundit i plotë
  • Të përfshira manualet operuese dhe të mirëmbajtjes
  • Mostra e planifikuar e vajit e plotë
  • Veglat e angazhimit në tokë (GET) në gjendje ‘pothuajse të re’.

 Çdo makinë Cat e Certifikuar e Përdorur do të jetë:

  • E inspektuar dhe me servis të kryer sipas standardeve të rrepta Caterpillar. Një inspektim rigoroz me shumë pikë mbulon të gjithë makinën nga motori, pjesët hidraulike, gomat ose zinxhirët, transmisionin dhe sistemet elektrike deri tek pikat më te imta në stacionin e operatorit dhe paraqitja e përgjithshme. Servisi i makinave bëhet duke përdorur vetëm pjesë origjinale, lëngjet dhe filtrat Cat.
  • Shiten me përfitimin e 6 muaj/1,500 orë garanci për pjesët e lëvizshme dhe ato hidraulike.*

 *Përjashtohet udhëtimi, transporti dhe mbikoha.

 

   Teknoxgroup e Verifikuar e Përdorur

Për tu kualifikuar për statusin Teknoxgroup e Verifikuar e Përdorur, një makinë duhet të plotësoje kriteret e mëposhtme:
 

  •  Mosha më pak se 10 vjet.
  •  Më pak se 6,000 ore për pajisjet e ndërtimit të përgjithshëm.
  •  Më pak se 10,000 orë për pajisjet thelbësore dhe të rënda.
  •  Në gjendje të mirë.
  •  Minimumi i jetëgjatësisë së mbetur të shasisë/gomave 40%.

 

Blerje me leverdi tek Teknoxgroup

Blerje me leverdi tek Teknoxgroup janë makina të përdorura Cat dhe jo Cat, te cilat nuk futen në dy kategoritë e mësipërme dhe janë opsioni më fleksibël i disponueshëm.

Në disa raste, puna do të jetë përfunduar dhe ato do të ekspozohen dhe reklamohen përkatësisht. Në raste të tjera, do të keni zgjedhjen për të blerë makinën në gjendje jashtë kantierit ose të diskutoni kërkesat tuaja me profesionistët tanë të pajisjeve të përdorura të cilët mund të përshtatin një paketë sipas kërkesave tuaja.

Një makinë e mirë për një çmim të mirë.