Ngarkuesit me rrota
- Makina
- Pajisje të përdorura
- Energjia dhe transport
- Pjesët dhe Servisi
- Vegla të punës
- Kontrolli 3D dhe 2D i makinave
- Trajtimi i mbetjeve
- Copëtimi dhe sitja
Ngarkuesit me rrota
NGARKUESIT KOMPAKTË ME GOMA
Forcë maksimale shkëputjeje, realizim të shpejtë të procesit të punës dhe performancë agresive, të gjitha në një makineri kompakte.
- Aftësia e shkëlqyer për kapjen, fushëpamja e shkëlqyer dhe sistemi i komandimit me levë që s'kërkon shumë mund ju krijon mundësinë ta vendosni materialin me lehtësi dhe efiçencë.
- Kabinat me hapësirë dhe me sistem komandimi me levë ju krijojnë kushte komode gjatë gjithë ditës së punës.
- Opsioni i Manovrueshmërisë(Ride Control) ofron një lëvizje edhe më të rehatshme dhe aftësi akoma më të madhe për mbajtjen e materialeve në terrene të vështira pa i derdhur.
- Pajisja lidhëse tipike për Ngarkuesit e Vegjël Shumëfunksional tek modelet 904H, 906H dhe 908H lejon përdorimin e pajisjeve shtesë për Ngarkuesit e Vegjël Shumëfunksional Cat për të shtuar akoma më shumë numrin e funksioneve.
- Mbaroni më shumë punë me një makineri me linjën e zgjeruar të Veglave të Punës Cat të disponueshme për Ngarkuesit Kompaktë me Goma.
Modeli | Fuqia Neto | Pesha Operative | Kapaciteti i Kovës | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
906M | 55,3 kW | 5.600 kg | 0,75 - 1,2 m³ | |
907M | 55,3 kW | 5.750 kg | 0,75 - 1,2 m³ | |
908M | 55,3 kW | 6.365 kg | 0,9 - 1,5 m³ | |
910 | 74 kW | 8.109 kg | 1,3 - 1,4 m³ | |
914 | 74 kW | 8.968 kg | 1,5 - 1,6 m³ | Katallog |
920 | 90 kW | 10.245 kg | 1,7 - 1,8 m3 |
NGARKUESIT E VEGJËL ME GOMA
Kabinë me hapësirë me sistem komandimi ergonomik krijon kushte komode dhe bën të jeni produktiv gjatë gjithë ditës.
- Sistemi hidraulik me ndjeshmëri ndaj ngarkesës kryen kontroll të saktë me shumë pak mund. Sistemi e ndjen kërkesën e punës dhe rregullon fluksin dhe presionin që t'i përgjigjet asaj, duke lejuar forcat e plota hidraulike në çdo shpejtësi të motorit për punime delikate në zona të vështira.
- Opsioni i Manovrueshmërisë (Ride Control) ofron një lëvizje edhe më të rehatshme dhe aftësi akoma më të madhe për mbajtjen e materialeve pa i derdhur në terrene të vështira.
- Mbaroni më shumë punë me një makineri me linjën e zgjeruar të Veglave të Punës Cat të disponueshme për Ngarkuesit e Vegjël me Goma.
Modeli | Fuqia Neto | Pesha Operative | Kapaciteti i Kovës | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
924K | 105 kW | 12.019 kg | 1.7 - 5.0 m³ | Katallog |
926M | 116-122 kW | 12.789 kg | 1.9 - 5.0 m³ | |
930M | 117 kW | 14.007 kg | 2.1 - 5.0 m³ | |
930K | 119 kW | 13.150 kg | 2.1 - 5.0 m³ | |
938M | 136 kW | 16.427 kg | 2.5 - 5.0 m³ | |
938K | 140 kW | 15.465 kg | 2.5 - 5.0 m³ | Katallog |
NGARKUESIT MESATARË ME GOMA
Mekanizmi elektro-hidraulik i komandimit të pajisjeve dhe sistemi hidraulik me ndjeshmëri ndaj ngarkesës me aftësi ngritëse dhe animi të njëkohshme ofron kontroll më të mirë me më pak mund.
- Modulimi i hollë i përsëritshëm ofron shkallë të lartë kontrolli mbi kovën me më pak derdhje.
- Sistemet e reja dhe të testuara veprojnë bashkë për rendiment më të lartë të lëndës djegëse pa sakrifikuar fuqinë dhe performancën.
- Kabina e projektuar duke pasur në mendje operatorin ofron një mjedis pune të standardeve më të larta.
- Lehtësitë e krijuara për servisin kanë të bëjnë me lehtësinë e kryerjes së servisit për kontrolle ditore, zgjatjen e intervaleve të kohës mes serviseve dhe uljen e kostos së përdorimit dhe të pronësisë.
- Besueshmëria e markës Cat, lehtësia e ofruar në kryerjen e servisit, mbështetja e shkëlqyer që sigurohet nga dileri (përfaqësuesi zyrtar) dhe disponueshmëria e pjesëve të këmbimit bëjnë që ju të vazhdoni punën me më pak ndërprerje për shkak të servisit dhe me kosto më të ulët operative.
Fortësia dhe rezistenca që i karakterizon produktet Cat janë tipare të qenësishme në secilin prej Ngarkuesve me Goma të Serisë H. Ata lëvizin më shumë materiale, me një kosto më të ulët, arrijne një numër më të madh orësh në krahasim me çdo makinë tjetër.
- Cilësia e Vërtetë Cat nënkupton një vlerë të shkëlqyer rishitjeje. Kur vjen koha për t'u ndarë nga Ngarkuesi juaj me Goma i Serisë H, makineria juaj do të shitet me një çmim shumë të shtrenjtë.
Modeli | Fuqia Neto | Pesha Operative | Kapaciteti i Kovës | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
950M | 171 kW | 19.269 kg | 2,5 - 9,2 m³ | Katallog |
950GC | 151 kW | 18.676 kg | 2,5 - 4,4 m³ | |
962M | 186 kW | 20.296 kg | 2,5 - 9,9 m³ | Katallog |
966M | 206 kW | 23.220 kg | 3,2 - 7,4 m³ | Katallog |
966M XE | 222 kW | 23.220 kg | 3,2 - 7,4 m³ | |
966 GC | 218 kW | 21.577 kg | 3,8 - 7,1 m³ | Katallog |
966 | 226 kW | 23.196 kg | 2,8 - 11,9 m³ | Katallog |
972 | 239 kW | 24.890 kg | 2,8 - 14 m³ | Katallog |
972M XE | 232 kW | 24.897 kg | 3,2 - 9,9 m³ | Katallog |
980M | 288 kW | 30.090 kg | 4,2 - 12,0 m³ | Katallog |
980 | 313 kW | 30.344 kg | 4,0 - 14,5 m³ | |
980 XE | 313 kW | 30.344 kg | 4,0 - 14,5 m³ | |
982 | 322 kW | 35.510 kg | 4,8 - 17,2 m³ | |
982 XE | 322 kW | 35.510 kg | 4,8 - 17,2 m³ | Katallog |
NGARKUESIT E MËDHENJ ME GOMA
Ngarkuesit e Mëdhenj me Goma janë projektuar të tillë që të ofrojnë siguri, resistencë, besueshmëri, lehtësi në shërbime servisi dhe performancë maksimale për një periudhë minimale ndërprerje të punës (për shkak servisi) dhe për një prodhim optimal…duke i shtuar të ardhurat tuaja neto.
- Projektuar që kalimet e tyre të përkojnë me ato të kamionëve kryesorë për terrene të vështira dhe jo.
- Traditë në përmirësimin e strukturës së modelit për besueshmëri të lartë, rezistencë, remonte të shumta dhe më shumë orë pune për komponentët.
- Kabina të projektuara duke pasur në mendje operatorin, me një sistem komandimi që s'kërkon shumë mund dhe me fushëpamjen më të mirë të mundshme të shtratit të kamionit ose kazanit.
- Tipare të sigurisë që mbrojnë njerëzit tuaj që punojnë me këto makineri ose që gjenden pranë tyre.
- Lehtësitë e krijuara për servisin kanë të bëjnë me lehtësinë e kryerjes së servisit për kontrolle ditore, zgjatjen e intervaleve të kohës mes serviseve dhe uljen e kostos së përdorimit dhe të pronësisë.
Modeli | Fuqia Neto | Pesha Operative | Kapaciteti i Kovës | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
986K | 278 kW | 44.818 kg | 5,0 - 10,3 m3 | |
988 GC | 335 kW | 50.996 kg | 6,4 - 7,6 m3 | Katallog |
988K | 403 kW | 51.062 kg | 4,7 - 13,0 m³ | Katallog |
988K XE | 401 kW | 52.781 kg | 4,7 - 13,0 m³ | |
990K | 521 kW | 80.974 kg | 7,4 - 14,9 m³ | Katallog |
992K | 607 kW | 99.275 kg | 10,7 - 12,3 m³ | Katallog |
993K | 726 kW | 133.668 kg | 12,2 - 23,7 m³ | Katallog |
994K | 1297 kW | 240.018 kg | 19,1 - 24,5 m³ | Katallog |