Vaji Caterpillar

Vaji Caterpillar

Në ditët e sotme, shumicën e motorëve me djegie të brendshme i gjen në makina, kamionë dhe autobuzë. Vetëm një përqindje shumë e vogël, më pak se një përqind, përdoren si motorë industrialë, për prodhimin e Energjisë/Gjeneratorë, në industrinë e prodhimit të Vajit & Gazit dhe për Lëvizësit e dherave...

Por kushtet në një kantier pune ose minierë janë shumë të ndryshme nga ato në rrugë.

Duke pasur parasysh këtë fakt, Caterpillar-i ka krijuar vajra të posaçme për makineritë dhe motorët Caterpillar, me qëllim që t'u përshtaten modeleve dhe aplikimeve të veçanta.

T'i hedhim një sy vajit për motorë diesel Caterpillar - DEO.

Ky vaj është krijuar posaçërisht për t'u ofruar përfitimin maksimal të gjithë përdoruesve të motorëve, sidomos atyre që përdorin motora Caterpillar. Ai ofron mbrojtje të shkëlqyer të komponentëve, kontroll të shkarkimit të gazrave, si dhe kursim të lëndës djegëse dhe ndihmon në uljen e shpenzimeve operative duke përmirësuar në maksimum intervalet e ndrrimit të vajit dhe duke zgjatur jetëgjatësinë e komponentëve.

Pse është më i mirë se vajrat më të mira në treg?

Sepse testohet posaçërisht në motorë Cat, pavarësisht nga lloji i aplikimit. Formula e këtij vaji është unike dhe del nga testet e patentuara të Caterpillar-it në motorët Cat. Rezervat bazë Cat monitorohen nga afër, përveç faktit që paketa jonë e aditivëve është markë e regjistruar.

Ekuilibri i saktë mes rezervave bazë & paketës së përzgjedhur me aditivë është faktor kyç për performancën më vonë.

Të gjithë vajrat e markës Cat i plotësojnë kërkesat dhe standardet më të larta të industrisë, por gjithashtu po i nënshtrohen testeve shtesë që janë unike vetëm për Caterpillar-in, me qëllim që të hetohet performanca e vajrave në kushte ekstreme në motorët dhe makineritë Caterpillar.

Përmes analizës gjithpërfshirëse SOS mijëra kampionë analizohen çdo ditë në mbarë botën, duke e pajisur këtë Fabrikues me të dhëna të sakta nga e gjithë bota në lidhje me performancën e vajit në të gjitha llojet e aplikimeve dhe makinerive.

E gjitha kjo bëhet vetëm për një qëllim që është furnizimi juaj me vajin që do të mbrojë dhe do të lubrifikojë mjaftueshëm makineritë e motorët tuaj dhe do të bëjë të mundur që makineritë tuaja Caterpillar të arrijnë jetëgjatësinë maksimale.