Shërbimet

Shërbimet

Makineri me qera

Ne japim me qera makineri me konfiguracion të plotë dhe me të gjitha pajisjet, në mënyrë që ju të shkurtoni kohën tuaj të punës si dhe të ulni shpenzimet. TG RENT është emri i markës me të cilën ne ofrojmë makineri ndërtimi me qera.

Mirëmbajtja dhe Servisi

Mbështetja e plotë që ofrojmë ne për funksionimin dhe performancën efiçente të makinerive tuaja vazhdon edhe pas blerjes se tyre. Personeli ynë përfshin 93 teknikë servisi me përvojë në këtë fushë të cilët trajnohen në mënyrë të vazhdueshme. Detyrat e tyre përfshijnë vizita si në kantier ashtu dhe në zyrat tuaja, duke ju dhënë këshilla për të ulur koston e përdorimit dhe të mirëmbajtjes së makinerive.