Sitat

SITAT HARTL

Struktura kompakte dhe e qëndrueshme e sitës Hartl siguron një kapacitet të besueshëm sitjeje me kosto të ulët në vazhdim. Kjo makinë mundëson që materialet të klasifikohen dhe të ndahen më saktësisht. Rrjetat e shkëmbyeshme lejojnë shoshje dhe sitje të madhësive të ndryshme, variable. Rrjetat mund të përdoren për para-filtrim (para copëtimit) dhe për qëllime përfundimtare të klasifikimit. Këto produkte janë përdorur për të punuar me gur natyror, për riciklim dhe në bujqësi. Jemi krenarë që sigurojmë se të gjitha materialet dhe komponentët tanë janë të cilësisë së lartë. Me formën e saj ergonomike dhe projektimin novator, pamja moderne e Sitës Hartl tipizon të gjithë gamën e produktit Hartl. 

 

MODELETHBS 800HBS 1200HBS 1600HBS 2000
Pesha e ekskavatorit t ≥ 8≥ 13≥ 22≥ 35
Diametri i tamburit te sitës mm 800120016002000
Thellësia e tamburit te sitës mm 50075011001100
Presioni i vajit atmosferë bar130170170170
Fluksi i vajit l/min 207575120
Volumi i ngarkesës m³ 0,250,801,903,40
Kapaciteti total m³ 0,511,573,705,95
Gjatësia mm 1790239031403740
Gjerësia mm 935135518502210
Lartësia mm1190160021302230
Pesha kg 640122023204600

 

 

Sita Hartl ka shumë aplikime

 

 

 

  • Përpunimi i gurit natyral në karrierat e çakllit, çakllit të lumi, dhe ato të rërës, etj.
  • Klasifikimi dhe rafinimi i materialeve për riciklim
  • Punime rruge dhe punime nivelimi, gërmime, rrugë pyjesh, etj.
  • Klasifikimi i sipërfaqes së dheut në sektorin e bujqësisë
  • Sitja e mbetjeve, rërës në operacionet e pastrimit të plazhit, etj
  • Vendosja e kanaleve kulluese dhe tubacioneve

 

Ky është një produkt i zhdërvjellët dhe i lëvizshëm i cili përdoret për përpunimin e gurit natyror dhe riciklimin e materialeve ekonomikisht në kantier, brenda hapësirës minimale dhe kohës më të shkurtër.

Materialet ngrihen ose të gërmohen në vend dhe ndahen menjëherë në madhësitë e kërkuara nga kova e sitjes. Pasi sitet, në përgjithësi produkti mund të zëvëndësohet në vend dhe të vihet në përdorim menjëherë.

 

 

 

Kursimet unike

Sita e kovës e zhvilluar nga Hartl është një cilësi, me tambur të fuqishëm që montohet mençurisht në një kovë ekskavatori.

Kjo njësi kompakte sitjeje montohet mbi një ekskavator (ose makinë të ngjashme) dhe  bashkëlidhet me anë të sistemit tonë të shpejtë bashkues. Vënia në punë bëhet nga motori hidraulik i ekskavatorit.

 

 

 

 

Kursimet pasuese të kostos përfshijnë

 

  • Kostoja e livrimit ose heqjes së materialit
  • Kostot e mundshme të landfillit
  • Kostoja e blerjes së materialit të ri
  • Kostot e transportit dhe logjistikës
  • Numri i makinave në kantier - 1 ekskavator
  • Numri i operatorëve - 1 person
  • Kostot e copëtimit kur përdoret si para-sitës
  • Shpenzimet operuese

 

Sita Hartl ju mundëson zgjerimin dhe zhvillimin e linjës tuaj të biznesit. 
Investimi juaj në një copëtues Hartl është me vlerë të qëndrueshme, shumë shpejt do ta shlyejë veten, ndërsa mbron mjedisin dhe burimet natyrore.