Pjesët dhe Servisi

Pjesët dhe Servisi

 Në rastet kur makineria pëson defekt, a iu leverdis ta ndërprisni punën me ditë, apo javë të tëra në pritje derisa distributori juaj të gjejë dhe t'ua dërgojë pjesën që ju duhet?

Kryjini riparimet apo shërbimet e nevojshme të mirëmbajtjes dhe kthehuni në punë tashmë pa humbur kohë me Teknoxgroup tek i cili do të gjeni gjithmonë pjesët e këmbimit që ju nevojiten, shërbim dhe mbështetje.

se e meritojmë ne të jemi të besuarit tuaj për sa i përket pjesëve të këmbimit? Ja disa nga shumë avantazhet që klientët tanë të pjesëve të këmbimit i vlerësojnë:Disponueshmëri në çdo kohëMagazinat tona të pjesëve të këmbimit që mbajnë gjithnjë mall stok si dhe aksesi që ofrohet në të gjitha produktet Cat® të disponueshme, bëjnë të mundur që ne t'u ofrojmë pjesët që ju nevojiten në momentin që ju nevojiten e këtu përfshihen pjesë të reja e klasike si dhe pjesë të rindërtuara. 

1. Pjesë të Reja:

Mijëra pjesë mbahen rezervë për lehtësinë tuaj Nëse ndodh të na mungojë ndonjë pjesë, ne mund ta dërgojmë atë nëpërmjet DHL-së dhe në këtë mënyrë shkurtojmë ndjeshëm kohën e dorëzimit. Shërbim i shkëlqyer i pjesëve në raste emergjence

2. Pjesë të Rindërtuara/Shkëmbimi:

S'ka rëndësi nëse ju duhet të zëvendësoni motorin, një komponent të motorit, apo ndonjë pjesë tjetër të makinerisë, produktet e Rindërtuara Caterpillar dhe produktet e Shkëmbimit Carter janë me shumë leverdi. Cat vendos për zbatim standardet më të fundit të riprodhimit për të siguruar performancë të lartë, besueshmëri dhe jetëgjatësi të pjesëve. Produktet e Rindërtuara dhe ato të Shkëmbimit mbulohen nga e njëjta garanci ashtu si edhe pjesët e reja Cat. E vetmja gjë që ndryshon është çmimi. 

Komoditet dhe Njohuri të Specializuara

Besojini shërbimit të shpejtë që ju përgjigjet për pjesët që ju duhen. Ne punësojmë mbi 200 profesionistë të përkushtuar dhe të mirëinformuar për marrjen dhe përmbushjen e porosive për pjesë këmbimi, si dhe për ofrimin e një shumëllojshmërie mënyrash për të bërë porosinë tuaj për pjesë këmbimi.

Mbajtja nën Kontroll e Ndotjes

Që të arrijmë t'i mbajmë në gjendje të shkëlqyer pjesët motorike që vënë në lëvizje makinerinë tuaj, ne i ruajmë ato në magazina të pastra, të ruajtura nga ndotja dhe ndjekim një rregullore të rreptë për sa i përket mbajtjes nën kontroll të ndotjes gjatë lëvizjes dhe shpërndarjes së tyre.

PJESËT

Performancë Superiore dhe Kosto më e ulët

Pjesët Caterpillar® të final drive dhe ato të transmisionit bashkëpunojnë për të përcjellë fuqi në tokë dhe për të vënë në lëvizje makineritë Cat® për lëvizje të dheut nëpërmjet një shumëllojshmërie aplikacionesh në të gjithë botën. Caterpillar-i projekton dhe prodhon sisteme të transmetimit të fuqisë (drive train) të cilësisë më të lartë në të gjithë këtë industri, dhe ne punojmë me ju për të arritur performancën superiore të makinerisë duke ofruar pjesë origjinale Cat për sistemin e transmetimit të fuqisë (drive train), së bashku me alternativa të shkëlqyera për mirëmbajtje dhe riparim kur të lindë nevoja për to. Rezultati i arritur është shkalla maksimale e rendimentit të makinerisë dhe një kosto më e ulët përdorimi dhe pronësie.

Magazinat tona

Teknoxgroup u shërben me produktet e saj të ruajtura në 13 magazina rajonale dhe degë të tyre vendeve të mëposhtme:

    • Slloveni – Grosuplje
    • Kroaci – Zagreb, Split, Rijeka dhe Osijek
    • Bosnje Hercegovinë – Sarajevë, Laktaši dhe Lukavac
    • Serbi – Beograd
    • Mal i Zi – Podgoricë
    • Kosovë – Prishtinë
    • Maqedoni – Shkup
    • Shqipëri - Tiranë 

    LIKUIDET CAT

    Caterpillar-i ofron Likuide Cat që janë aq cilësore sa dhe makineria juaj. Me përmirësimin e teknologjisë së makinerive dhe me rritjen e kërkesave të performancës, likuidet në sistemin tuaj bëhen gjithnjë e më të rëndësishme. Teknoxgroup ofron likuide të cilësisë së lartë që përmirësojnë performancën dhe zgjasin jetëgjatësinë e makinerisë tuaj. Ftohësat dhe Lubrifikantët Cat janë testuar në terren dhe miratuar për t'u siguruar që plotësojnë kërkesat specifike që ka çdo komponent për performancë dhe ftohje.

    VAJI CAT

    Vaji CAT prodhohet posaçërisht për makineritë CAT dhe si lubrifikant kryen një sërë funksionesh bazë, me qëllim që të sigurojë lubrifikim të mjaftueshëm. Më i rëndësishmi është ai i sigurimit të një shtrese mbrojtëse vaji që e kufizon në minimum kontaktin metal me metal, duke ulur kështu fërkimin dhe konsumimin. Viskoziteti është veti thelbësore e një lubrifikanti, duke qenë se lidhet me trashësinë e shtresës mbrojtëse të vajit.
    Për detaje rreth Vajit hidraulik të Avancuar Cat Bio HYDO ju lutemi klikoni këtu.

    FTOHËSAT CAT

    Që prej vitit 1996 Cat ELC (Ftohësi për Zgjatje të Jetëgjatësisë) ka qenë ftohësi mbarëbotëror i mbushur që në fabrikë për makineritë e reja Caterpillar. Ftohësat Cat ELC zgjasin të paktën tri herë më shumë se ftohësat standardë për makineri të rënda duke ofruar mbrojtje më të mirë ndaj gërryerjes sesa ftohësat e tjerë sot në treg.

    FILTRAT CAT

    Vendosja e lubrifikantëve të duhur në makinerinë tuaj është hapi i parë – përdorimi i filtrave të duhur është hapi i dytë. Përdorimi në vazhdimësi i filtrave cilësorë për të ruajtur pastërtinë e sistemit çon në ulje të shkallës së konsumit të komponentëve dhe të kostos operative. Filtrat Cat janë krijuar për të bashkëvepruar me likuidet Cat në motorët Caterpillar dhe sistemet e komponentëve për të siguruar nivelet më të larta të pastërtisë dhe performancës – duke mbrojtur sistemet tuaja dhe duke ulur shpenzimet.

    GARANCIA E PJESËVE CAT

    Nuk duhet të harroni kurrë që Teknoxgroup nuk merret vetem me shitjen e një pjese, ne përgjigjemi gjithashtu për cilësinë dhe performancën e saj me garancinë e pjesëve CAT. 

    Qendra e Shpërndarjes së Pjesëve Caterpillar Grimbergen

    Magazina e Caterpillar-it për pjesët e këmbimit në Evropë është Magazina Grimbergen në afërsi të Brukselit në Belgjikë. Magazina, e ndërtuar në 1960, i shërben Evropës, Lindjes së Mesme, Afrikës dhe Bashkimit të Shteteve të Pavarura.

    • 29 agjensi në 32 vende të Evropës
    • 26 agjensi në 65 vende të Afrikës-Lindjes së Mesme

    Në këtë magazinë të vendosur në 108,400 m2 me mbi 400 punonjës, magazinohen më shumë se
    300,000 produkte.

    Me anë të programeve për bërjen e porosive të zhvilluara në vitet e fundit dhe të përdorura nga të gjithë përfaqësuesit e produkteve, përfaqësuesit mund të shohin jo vetëm Magazinën Grimbergen, por edhe praninë e pjesëve në magazinat e shpërndara në të gjithë botën.

    Porositë

    Përveç porosive që dërgohen çdo ditë në rrugë ajrore, porositë për kamionë emergjence dhe porositë tona ditore të stokut të bëra për të siguruar stokun në magazinat tona nisen nga Belgjika dy herë në javë, mbërrijnë në dogana dy ditë më vonë dhe sërish në jo më vonë se dy ditë ato tërhiqen nga dogana dhe dërgohen në magazinat tona. Ato pjesë që porosisim nga Cat/Grimbergen dhe që nuk gjenden as në Grimbergen sigurohen duke kontrolluar në të gjithë botën nëpërmjet rrjetit në vetë qendrat e Caterpillar-it dhe më pas ato dërgohen në Teknoxgroup.