Këshilltarët e shitjes TEKNOXGROUP

Këshilltarët e shitjes TEKNOXGROUP

Këshilltarët e shitjes TEKNOXGROUP

Trajnimi intern i të punësuarve është njëra nga mënyrat e trajnimeve në korporatat e ndryshme botërore.


Trajnimi intern i të punësuarve është njëra nga mënyrat e trajnimeve në korporatat e ndryshme botërore. Në botë Caterpillar University njihet si njëri nga tri universitetet korporativë më eminent. Kështu në Grosuplje, në selinë e ndërmarrjes Teknoxgroup, përfaqësuesin për mekanizëm ndërtimor dhe për dizel motorët Caterpillar, për regjionin e ish – Jugosllavisë, në mënyrë solemne u ndanë diplomat e universitetit Caterpillar njëzet shitësve, të cilët kishin përfunduar me sukses trajnimin intern Sales Effectiveness Process (SEP).
 
Në pajtim me strategjinë globale të Teknoxgroup dhe të Caterpillar, shitësi nuk është vetëm promotor klasik i prodhimit por është edhe këshilltar, i cili blerësit i ndihmon të gjejë zgjidhjen më të mirë, duke u bazuar në nevojat e tij reale. Trajnimi i strukturuar mirë me certifikimin e dijes së pranuar është ndihmë kyçe për të strukturuar këtë pozitë këshilluese që ka si rrjedhim blerësin e kënaqur. Klientët çdokund në botë, nga kontakti me shitësin e mekanizmave ndërtues Caterpillar, presin procedurë këshilluese të shitjes, rezultati i të cilës është pozitiv për të dy anët.
 
Dy grupeve të para të diplomuarve Teknoxgroup, certifikatat jua kanë shpërndarë kryetari i Teknoxgroup Lino Tedeschi dhe drejtori regjional i Caterpillarit Bob De Lange, duke i falënderuar ata me këtë rast, për mundin e tyre si pishtarë të parë në këtë fushë. Gjatë kësaj, të diplomuarit e Teknoxgroup iu bashkangjiten më shumë se 1000 kolegëve nga mbarë bota, të cilët deri tani e kanë përfunduar me sukses programin SEP.
 
Ndërmarrja Teknoxgroup është përfaqësues i prodhuesit më eminent të mekanizmit ndërtues CATERPILLAR, i cili në vitin 2007 ka shënuar shitje prej 45 miliard $ (për krahasim, kjo është pak më pak se bruto i të ardhurave sllovene),i ka të punësuar gjithsejt 90.000 njerëz, ndërsa përfaqësuesit e tij nëpër tërë botën janë mbi 120.000.