TRAJTIMI MEKANIK-BIOLOGJIK

TRAJTIMI MEKANIK-BIOLOGJIK

Hapat kyçe në sistemet e ndryshme dhe komplekse të TMB

  • Copëtimi 
    redukton materialet e futura deri në madhësinë e dëshiruar të pjesëzës.
  • Sitja 
    veçon copat e mëdha nga ato të vogla dhe përgatit materialin për hapat e mëtejshëm
  • Stabilizimi 
    dekompozon ose thanë komponentët organikë
  • Riciklimi 
    bonifikon materialet të vlefshme nga mbetjet dhe ruan lëndën e parë natyrale
  • Karburantet që rrjedhin nga mbetjet 
    bëjnë të mundur përdorimin e energjisë në materialet e pa riciklueshme
  • Pas -përpunimi 
    ndihmon në përmirësimin e cilësisë së prodhimit TMB



TERMINATORI

Një para-copëtues i fortë

Detyra

Para-copëtimi  i sjellë materialet që futen në një madhësi konsistente të pjesëzës dhe parandalon gjatësitë më të mëdha seç duhen që mund të shkaktojnë probleme më tej. Rezistenca e fortë ndaj të kundërtave është shumë e rëndësishme në para-copëtimin.

Zgjidhja

Terminatori me gjeometrit e veçanta të dhëmbit dhe montimin inovativ të veglave, plotësojnë këto kërkesa në mënyrë të përsosur. Katër variante të ndryshme të veglave dhe axhustimi i boshllëkut të prerjes pa faza lejon përcaktimin e madhësisë së prodhimit për qëllimin që synohet. 

Në detaje

Mekanizmi mund të jetë hidraulik ose mekanik. Versioni hidraulik ka kontroll fuqie konstant dhe axhustimin e shpejtësisë së boshtit, ndërsa versioni mekanik përdor kuti të ndërrimit të mashave me dy shpejtësi për mbrapa.

SITAT ME TAMBUR DHE ME YJE

Sitja ekzakte

Detyra

Sitja veçon materialet e copëtuara të futura sipas përmasës, për tu përgatitur për përpunim të mëtejshëm për të rikuperuar të riciklueshmet dhe energjinë nga mbetjet. Funksionimi i besueshëm dhe precizoni i lartë i veçimit janë kërkesat kryesore që duhet të plotësojë teknologjia e sitjes.

Zgjidhja

Sitat Komptech me tambur dhe yje me përmasat e vrimave të sitës të axhustueshme plotësojnë këto kërkesa. Kombinimet e sitave të shumëfishta mund të përmbushin disa hapa të sitjes në një hapësirë shumë të vogël. Ky është një avantazh i madh për rikuperimin e mëpasëm të të riciklueshmeve.

Në detaje

Në sitat me yje, madhësia e pjesëzës mund të axhustohet me shtypjen e një butoni. Në sitat me tambur Komptech të njohura gjithashtu si tromel, shiritat kundër pisllëkut dhe ushqyesit e konfiguruar për materialin dhe prodhimin, krijojnë një operacion pa bllokim. 

TOPTURN DHE TUNELI

Stabilizimi i shpejtë

Detyrat

Kompostimi synon që të stabilizojë materialin me shpejtësi dhe me emetime të ulta. Produkti fundorë mund të jetë i lagësht për landfill ose i thatë për djegie.

Zgjidhja

Hapi i parë shpesh është kompostimi i mbyllur nëpër tunele ose togje të rrethuara. Kur emetimet nga substancat e dekompozuara shpejtë ulen, kompostimi përfundimtarë pason me ndihmën e kthyesit të togjeve. Kthimi i rregullt e bën kompostimin ose tharjen të proçedojë në mënyrë të barabartë dhe efiçente. Topturn është ideal për detyrën sepse funksionaliteti i tij i fortë e bën që t’ia dalë në situatat më kërkuese.

Në detaje

Opsionet si ujitja dhe zhvendosja anësore e kompostos lejojnë kryerjen imët të proçesit.

BALLISTOR

Rikuperimi  riciklueshëm me përshgjdhje të lartë

Detyrat

Për materialet mbetje që do të riciklohen së pari duhet të veçohen nga rrjedha e mbetjeve dhe pastaj të pastrohen.

Zgjidhja

Sitja dhe teknologjia balistike i ndanë mbetjet në fraksione të shumëfishta. Pa këtë nuk është e mundur që të ndahen të riciklueshmet nga të kundërtat në hapin pasues të veçimit. Për shembull, PET mund të rikuperohet lehtësisht nga prodhimi rulues i fraksionit nga Ballistor, ndërsa alumini mund të nxirret në mënyrë të gatshme nga një fraksion site 50-100mm. Ballistor ofron deri në katër fraksione duke e bërë atë një komponent qendror në ndarjen e rrjedhës së mbetjeve në linjat përfundimtare të përpunimit. 

Në detaje

Rezistenca e tij ndaj të kundërtave dhe kriteret e ndarjes të axhustueshme e bëjnë Ballistor të dobishëm për një gamë të gjerë aplikimesh. Duke qenë se ai gjeneron pak lëvizje ajri, prodhohet pak pluhur.

RASOR

Prodhimi RDF me efiçencë energjie

Detyrat

Prodhimi RDF me efiçencë energjie kërkon jo vetëm heqje efektive të të kundërtave por edhe copëtim të imët me energji konstante.

Zgjidhja

Tre filetimet e Rasor tërheqin materialet pa të kundërta në mënyrë të njëjtë në rotor. Konsumi i energjisë së makinës është përkatësisht konstant. Me 150 rpm, një copëtues pafund e pret materialin me një shpejtësi të lartë prodhimi

Në detaje

Thikat mund të kthehen në mënyrë të përsëritur dhe axhustimi i zakonshëm i hapësirës së prerjes është i shpejtë dhe i lehtë. Koshi i sitës që rrethon rotorin i lejon operatorëve të prodhojnë 60mm kokrra RDF për djegien me shtrat të lëngëzuar ose 30mm kokrra për furrat e çimentos.

 

MULTISTAR

Pas – përpunimi për cilësinë më të lartë

Detyrat

Disa produkte të sistemit TMB kërkojnë pas –përpunim në mënyrë që të sigurohet që i gjithë materiali të jetë me një madhësi të caktuar pjesëze. Veç kësaj, pas përpunimi kursen koston e energjisë në copëtimin e imët të karburanteve që rrjedhin nga mbetjet.

Zgjidhja

Për shkak të nevojave të hapësirës së ulët, sitat me yll Multistar janë popullore për pas përpunimin. Ato sitin prodhimin TMB të ngjashëm me komposton dhe karburantet që rrjedhin nga mbetjet më të besueshme pa përdorur sasi të mëdha të energjisë.

Në detaje

Sistemi efiçent i patentuar i mban këto sita me yje që të punojnë në mënyrë efiçente dhe të reduktojnë nevojat e mirëmbajtjes. Në çdo radhë, një gisht tepër i gjatë në çdo yll pastron hapësirën e përcaktuar të tij.