MARRËVESHJET PËR VLERËN E KLIENTIT (CVA)

MARRËVESHJET PËR VLERËN E KLIENTIT (CVA)

 

Ju keni nevojë që makineria juaj të jetë funksionale çdo minutë të ditës së punës, pa marrë parasysh sa të vështira janë kushtet. Kjo është arsyeja pse duhet të merrni parasysh Marrëveshjet për Vlerën e Klientit (CVA). Ato janë zgjidhje të individualizuara për pjesë, shërbime dhe mundësues dixhitalë të dizenjuara për të adresuar nevojat në zhvillim dhe pritshmëritë e çdo konsumatori. Ato janë një nga mënyrat më efektive për të zvogëluar kohën jo produktive të makinës dhe humbjet për shkak të dështimeve të papritura.

Ato nuk janë vetëm një kontratë mirëmbajtjeje - Teknoxgroup po ju ofron paketa të ndryshme në varësi të nevojave tuaja. Nga shpërndarja e pjesëve deri në paketën e plotë - pa marrë parasysh se cilën opsion CVA zgjidhni, Teknoxgroup “has got your back".

 

 

     

                   BAZË

        Paketë pjesësh

Me këtë CVA, ne do t'iu dorëzojmë pjesët e nevojshme për të kryer mirëmbajtje parandaluese në makinerinë tuaj duke përdorur sete origjinale të pjesëve Cat, në kohën e duhur.

      

               STANDARD
    Shërbime Teknoxgroup

Teknikët tanë të specializuar dhe të trajnuar, do të kryejnë mirëmbajtjen për ju me pjesët e duhura, në kohën e duhur dhe shërbimin e duhur për makinerinë tuaj. CVA juaj kujdeset për këtë gjë në mënyrë që aktiviteti juaj të maksimizojë performancën e tij.

ZBULO MË SHUMË

      

               PREMIUM
   Mbrojtje e makinerive

Nëse dëshironi të mbroni makineritë tuaja të reja me mbulimin Premium për riparime të planifikuara dhe të paplanifikuara, ky është opsioni që ju duhet të zgjidhni. Ju do të merrni një mirëmbajtje të plotë, të kryer nga Teknoxgroup, me një mbulim premium.

ZBULO MË SHUMË

 

 

 

 

SHFLETONI PËRMES BROSHURËS SË MARRËVESHJEVE PËR VLERËN E KLIENTIT

dhe shikoni se çfarë marrëveshje i përshtatet më mirë biznesit tuaj