Makinat për shtruarjn e rrugëve
- Makina
- Pajisje të përdorura
- Energjia dhe transport
- Pjesët dhe Servisi
- Vegla të punës
- Kontrolli 3D dhe 2D i makinave
- Trajtimi i mbetjeve
- Copëtimi dhe sitja
Makinat për shtruarjn e rrugëve
SHTRUESET E ASFALTIT ME ZINXHIR
Motorët Cat® të Teknologjisë ACERT™ prodhojnë shumë fuqi, ndërkohë që ulin në minimum shkarkimet e gazrave. I përmbahen të gjitha standardeve të kontrollit të shkarkimeve të gazrave në ajër të vendosura nga EU.
- Struktura të poshtme Mobil-Trac™ dhe me zinxhir çeliku në dispozicion.
- Sistem i pavarur ushqyes i projektuar për të eliminuar izolimin dhe për të ulur nivelin e konsumit.
- Modulet e Drejtimit Elektronik (ECMs) ofrojnë diagnostifikime të lehta për sistemet e motorit, të vënies në lëvizje dhe atyre të mekanizmit ushqyes.
- Vendet për 2 operatorë mund të pozicionohen përtej strukturës të makinerisë për të pasur shikueshmëri maksimale.
- Kazanët hidraulikë krijuar për punë të rënda ofrojnë kapacitet të lartë dhe janë rezistentë ndaj përkuljes.
- Kanë pajisje niveluese të kontrollueshme (të zgjatshme) nga ana hidraulike dhe të montuara në pjesën e përparme dhe të pasme.
Modeli | Fuqia Bruto | Pesha Operative | Gjerësia Standardeve e Shtrimit | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
AP255E | 34,1 kW | 4.650 kg | 1,4 - 2,6 m | Katallog |
AP355F | 55 kW | 7.300 kg | 1,75 - 3,42 m | |
AP555F | 106 kW | 13.800 kg | 2,55 - 5,0 m | Katallog |
AP655F | 151 kW | 15.584 kg | 2,55 - 5,0 m | Katallog |
KOMPAKTORËT PNEUMATIK
Të madhësive të ndryshme dhe me një gamë konfigurimesh për të plotësuar nevoja të shumta.
- Komponentët balast (të baraspeshuar në ngarkesë) mund të përdoren lehtësisht për ngarkime të shpejta. Komponentët janë pozicionuar në mënyrë të tillë që të sigurojnë një raport të balancuar të rrotave me peshën.
- Sistemi lëkundës për të katër gomat i disponueshëm vetëm për disa modele.
Modeli | Fuqia Bruto | Pesha Operative | Ngjeshjes Gjerësia | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
CW16 | 75 kW | 15.000 kg | 1728 mm | |
CW34 | 96,5 kW | 27.000 kg | 2090 mm | Katallog |
SHTRUESET E RRUGËVE ME GOMA
Motorët Cat® të Teknologjisë ACERT™ prodhojnë shumë fuqi ndërkohë që ulin në minimum shkarkimet e gazrave. I përmbahen të gjitha standardeve të kontrollit të shkarkimeve të gazrave në ajër të vendosura nga EU.
- Strukturat e poshtme me rrota ofrojnë lëvizshmëri të lartë në vendin e punës.
- Sistemi i pavarur ushqyes i krijuar me qëllim që të eliminojë ndarjen dhe të ulë nivelin e konsumit.
- Modulet e Kontrollit Elektronik (ECMs) ofrojnë diagnostifikim të lehtë të sistemeve të motorit, të vënies në lëvizje dhe atyre të mekanizmit ushqyes.
- Vendet për 2 operatorë mund të pozicionohen përtej strukturës së makinerisë për të pasur shikueshmëri maksimale.
- Kazanët hidraulike krijuar për punë të rënda ofrojnë kapacitet të lartë dhe janë rezistentë ndaj përkuljes.
- Janë të pajisur me trarë nivelues të kontrollueshëm (zgjatshëm) nga ana hidraulike dhe të montuar në pjesën e përparme dhe të pasme.
Modeli | Fuqia Bruto | Pesha Operative | Gjerësia Standardeve e Shtrimit | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
AP300F | 55 kW | 6.600 kg | 1750 - 3420 mm | Katallog |
AP500F | 106 kW | 13.161 kg | 2550 - 5000 mm | Katallog |
AP600F | 151 kW | 13.845 kg | 2550 - 5000 mm | Katallog |
KOMPAKTORËT ME DRIDHJE TË ASFALTEVE
Motorët Cat® janë të besueshëm, rezistentë dhe të fuqishëm.
- Zgjatja e intervaleve mes serviseve që duhet t'i bëhen makinerisë e ul kohën e vdekur të makinerisë kur është në servis dhe koston e mirëmbajtjes.
- Madhësi të ndryshme dhe gamë konfigurimesh për shtrim rrugësh kryesore si edhe përdorime komerciale.
- Sistemi me dridhje 'Pod style' siguron performancë të lartë ngjeshjeje dhe nevojë minimale për servis. Forca e lartë dinamike ndihmon të arrihet dendësia me numrin më të vogël të kalimeve.
- Serbatorët e mëdhenj të ujit kundra ndryshkjes dhe sistemi me spërkatje me presion ofrojnë siguri funksionimi për periudha të gjata mes ngjeshjeve.
- Mundësi e shkëlqyer shikimi e cepave të tamburit.
- Hapësirat e vogla mes anëve i japin mundësi kompaktorëve të punojnë ngjitur me buzën e trotuarit, muret dhe pengesa të tjera.
- Më shumë lehtësi në kryerjen e servisit dhe shërbimeve të mirëmbajtjes.
- Madhësi të ndryshme dhe gamë të gjerë konfigurimesh për të plotësuar shumë nevoja.
Modeli | Fuqia Bruto | Pesha Operative | Širina valja | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
CB44B Solid Drum / CB44B Split Drum | 75 kW | 8.190 / 9.330 kg | 1500 mm | Katallog |
CB54B Solid Drum / CB54B Split Drum | 98 kW | 9.710 / 10.670 kg | 1700 mm | Katallog |
CD44B Solid Drum / CD44B Split Drum | 75 kW | 7.400 / 8.390 kg | 1500 mm | Katallog |
CD54B Solid Drum / CD54B Split Drum | 75 kW | 9.030 / 10.120 kg | 1700 mm | Katallog |
CB7 Solid Drum / Split Drum | 75 kW | 8.190 / 9.330 kg | 1500 mm | Katallog |
CB8 | 75 kW | 8.520 kg | 1700 mm | |
CB10 Solid Drum / Split Drum | 98 kW | 9.500 kg / 10.410 | 1700 mm | |
CB13 | 106 kW | 1.2900 kg | 2000 mm | Katallog |
CB15 | 106 kW | 1.3135 kg | 2130 mm | |
CB16 | 106 kW | 1.4488 kg | 2130 mm | |
CB10 Solid Drum / Split Drum | 98 kW | 9.710 / 10.670 kg | 1700 mm | Katallog |
CD8 Solid Drum / Split Drum | 75 kW | 7.400 / 8.390 kg | 1500 mm | |
CD10 Solid Drum / Split Drum | 75 kW | 9.030 / 10.120 kg | 1700 mm | Katallog |
MIKSERAT RROTULLUES
Motorët Cat të Teknologjisë ACERT® prodhojnë fuqi të mjaftueshme ndërkohë që ulin në minimum shkarkimet e gazrave. I përmbahen të gjitha standardeve të kontrollit të shkarkimeve të gazrave në ajër të vendosura nga EU.
- Opsionet Rotorike ofrojnë shumë përdorime për punime stabilizimi dhe bonifikimi.
- Sistemi shtytës shumë efiçent me ndjeshmëri ndaj ngarkesës ndihmon në parandalimin e mbingarkesës, ndërkohë që bën të mundur vazhdimin e punës afër fuqisë nominale.
- Përzierje e vazhdueshme për shkak të kontrollit automatik të thellësisë, dhomës së përzierjes të montuar në mes dhe transmisionit me rotor me shumë marshe.
- Manovrueshmëria e shkëlqyer dhe niveli i lartë i shikueshmërisë së operatorit për cepat e gomave dhe dhomës së përzierjes bëjnë të mundur që makineria të ketë performancë të mirë në mjedise urbane.
- Akses i jashtëzakonshëm në pikat që kërkojnë servis. Pikat që kërkojnë servis ditor arrihen nga niveli i tokës dhe janë të grupuara në njërën anë të makinerisë.
Modeli | Fuqia Bruto | Pesha Operative | Gjerësia Standardeve e Prerjes | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
RM300 | 261 kW | 24.454 kg | 2438 mm | Katallog |
RM500B | 403 kW | 27.970 kg | 2438 mm | Katallog |
FREZAT PËR BETON DHE ASFALT
Motorët Cat të Teknologjisë ACERT® prodhojnë fuqi të mjaftueshme, ndërkohë ulin në minimum shkarkimet. I përmbahen të gjitha standardeve të kontrollit të shkarkimeve të gazrave në ajër të vendosura nga EU.
- Mandrinat që bëjnë prerje nga lart sigurojnë rendiment në prerje dhe jetë më të gjatë të puntos.
- Konvejerët me shkarkim nga përpara lehtësojnë lëvizjen efiçente të njësisë së transportimit edhe në zonat e mbingarkuara të punës.
- Ekuilibër i përkryer peshë –- kuaj fuqi për furnizimin e frezës me fuqinë maksimale të disponueshme.
- Sistemi i Monitorimit të Kompjuterizuar (CMS) monitoron performancën e makinerisë dhe ofron tri nivele paralajmërimi, nëse vërehet se makineria nuk po funksionon siç duhet.
- Sistemi i kontrollit të ngarkesës bën të mundur që makineria të vazhdojë të punojë me rendiment maksimal.
- Sistem spërkatjeje me ujë për mbajtjen nën kontroll të pluhurit dhe ftohjen e puntos. Mundësi e shkëlqyer aksesi në motor, pompat hidraulike dhe pikat që kërkojnë servis ditor.
Modeli | Fuqia Bruto | Pesha Operative | Gjerësia Standardeve e Prerjes | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
PM310 | 251 kW | 21.080-21.780 kg | 1000 mm | |
PM312 | 251 kW | 21.267-21.967 kg | 1225 mm | |
PM313 | 251 kW | 21.371-22.071 kg | 1300 mm | |
PM620 | 470 kW | 33.330 kg | 2010 mm | Katallog |
PM622 | 470 kW | 33.900 kg | 2235 mm | Katallog |
PM820 | 597 kW | 32.230 kg | 2010 mm | |
PM822 | 597 kW | 32.800 kg | 2235 mm | |
PM825 | 597 kW | 33.600 kg | 2505 mm |