D3 KOMPAKT ME SHINA

D3 KOMPAKT ME SHINA

I BËRË PËR JU

Seritë e reja Cat® D3 të ngarkuesve skid steer dhe kompakt u dizenjuan duke ju pasur ju në mendje. Operatorët na thanë për çfarë kishin nevojë për të punuar në siguri dhe rehati, çdo ditë.

 

 

NJË MAKINERI QË PUNON PO AQ FORT SA JU

Seria D3 e makinerive janë më të durueshme se kurrë më parë. Sistemi i karburantit është më i durueshëm, me vetëm një filtër që e bën më të lehtë për mirëmbajtje. Një shkallë më e fortë, gomë më e madhe dhe një dorezë e fortë ju ndihmojnë të hipni në kabinë në mënyrë të sigurt. Këto janë dizenjuar për të duruar më mirë përdorimin e shumtë.

 

ÇDO MODEL OFRON

  • 40% hapje dere më të gjerë dhe kabina të presionuara me më tepër hapsirë për këmbët për ambjentin e punës më të rehatshëm
  • Shasi Cat për stabilitet në punët më të vështira
  • ancuar për të ndryshuar preferencat dhe për të bërë rregullime më lehtësisht, përfshirë kamerën e pasme
  • fleksibilitet falë teknologjisë unike Smart që e bën të lehtë për të përdorur një gamë të gjerë atashimesh me kontrollet e levës suaj
  • sistem filtrimi të karburantit i përmirësuar - dizajn më i durueshëm dhe më pak mirëmbajtje
  • lëvizje me dy marshe si standard me opsion për një marsh për më shumë tërheqje
  • rrip sigurie portokalli dhe sirena për siguri të shtuar.

 

 

15% MË SHUMË HAPËSIRË NË KABINË

 

Kabinat e përmirësuara të Serisë D3 e bëjnë komoditetin një përparësi, duke u dhënë operatorëve:

 

  • 15% më shumë hapësirë midis levës dhe
  • hapje të derës deri 40% më shumë, gjë e cila i jep operatorit një përvojë më të rehatshme.

 

NJË MAKINERI PËR SHUMË LLOJ PUNËSH

 

Përdor një makineri, në mënyrë më efiçente për një gamë punësh të ndryshme falë teknologjisë Smart.

Kjo teknologji bën të mundur që makineria automatikisht të njohë kur ju vendosni atashime Smart dhe e konverton levën për të përdorur atashimin.

Tani mund të minimizoni kohën që makineria nuk punon dhe të maksimizoni produktivitetin duke operuar makinerinë me atashime Smart me lehtësi, nga rehatia e kabinës suaj.

 

 

STABILITET DHE SIGURI, ÇDO HERË

 

Përjetoni stabilitet dhe siguri çdo herë me shasinë e re të dizenjuar posaçërisht për ngarkuesit kompakt D3 me shina. Ul tronditjet kur po kryeni punë të rënda, gradim apo shkarkim materiali tek një kamion. Amortizatorët krijojnë një ecje të rehatshme për të gjitha aplikimet, çdo ditë.