Cat D3 NGARKUESIT SKID STEER

Cat D3 NGARKUESIT SKID STEER

BËRË PËR JU

Seritë e reja Cat® D3 të ngarkuesve skid steer dhe kompakt u dizenjuan duke ju pasur ju në mendje. Operatorët na thanë për çfarë kishin nevojë për të punuar në siguri dhe rehati, çdo ditë.

 

 

NJË MAKINERI QË PUNON PO AQ FORT SA JU

Seria D3 e makinerive janë më të durueshme se kurrë më parë. Sistemi i karburantit është më i durueshëm, me vetëm një filtër që e bën më të lehtë për mirëmbajtje. Një shkallë më e fortë, gomë më e madhe dhe një dorezë e fortë ju ndihmojnë të hipni në kabinë në mënyrë të sigurt. Këto janë dizenjuar për të duruar më mirë përdorimin e shumtë.

 

ÇDO MODEL OFRON

  • 40% hapje dere më të gjerë dhe kabina të presionuara me më tepër hapsirë për këmbët për ambjentin e punës më të rehatshëm
  • ekran i avancuar për të ndryshuar preferencat dhe për të bërë rregullime më lehtësisht, përfshirë kamerën e pasme
  • fleksibilitet falë teknologjisë unike Smart që e bën të lehtë për të përdorur një gamë të gjerë atashimesh me kontrollet e levës suaj
  • sistem filtrimi të karburantit i përmirësuar - dizajn më i durueshëm dhe më pak mirëmbajtje
  • rrip sigurie portokalli dhe sirena për siguri të shtuar

 

 

15% MË SHUMË HAPËSIRË NË KABINË

 

Kabinat e përmirësuara të Serisë D3 e bëjnë komoditetin një përparësi, duke u dhënë operatorëve:

 

  • 15% më shumë hapësirë midis levës dhe
  • hapje të derës deri 40% më shumë, gjë e cila i jep operatorit një përvojë më të rehatshme.

 

NJË MAKINERI PËR SHUMË LLOJ PUNËSH

 

Përdor një makineri, në mënyrë më efiçente për një gamë punësh të ndryshme falë teknologjisë Smart.

Kjo teknologji bën të mundur që makineria automatikisht të njohë kur ju vendosni atashime Smart dhe e konverton levën për të përdorur atashimin.

Tani mund të minimizoni kohën që makineria nuk punon dhe të maksimizoni produktivitetin duke operuar makinerinë me atashime Smart me lehtësi, nga rehatia e kabinës suaj.

 

 

MË SHUMË PRODUKTIVITET ME SHTIM TË KAPACITETIT

 

Kova e performancës industriale ofron 30% shtesë të kapacitetit, kjo për më shumë produktivitet në lëvizjen e materialeve.

Kova e re industriale përmban gjithashtu:

  • Çelik të trashë dhe veshje me material ekstra
  • Fletë anësore të lakuara
  • Hapëse standarde anësore.