TEKNIK SERVISI (MEKANIK)

TEKNIK SERVISI (MEKANIK)

 

Caterpillar është prodhuesi më i madh dhe më i njohur ne botë i pajisjeve dhe makinerive të rënda për levizjen e dherave, të sistemeve për prodhimin e energjisë dhe të motorëve, dhe që arrin deri tek konsumatorët fundorë nëpermjet përfaqësive zyrtare në çdo vend të botës.

Teknoxgroup Shqiperi sh.p.k., përfaqësuesi zyrtar për territorin e Republikës se Shqiperisë, është duke kerkuar profesionistë per pozicionin:

TEKNIK SERVISI (MEKANIK)

Jemi në kërkim të personave të rinj në moshë dhe të profilit teknik te interesuar të punojnë në shërbimin e mirëmbajtjes dhe mbështetjes teknike, te gatshëm për të mësuar më shumë dhe te orientuar drejt zgjidhjes së problemeve, me njohuri dhe aftësi të mira teknike, vullnet për të mësuar dhe ndërtuar një karrierë si pjesë e ekipit tonë.

 

Përgjegjësitë kryesore të kandidatit të përzgjedhur kanë të bëjnë me mbështetjen e grupit tonë të teknikëve në zgjidhjen dhe riparimin e problemeve në makineri të ndryshme, t’i ofrohet klientit e gjithë asistenca e duhur në riparimin e defekteve, si dhe prezantimi në mënyrë të denjë i shërbimit tonë teknik.

Është e preferueshme që kandidati të ketë kualifikimet e mëposhtme:

  • Diplomë nga një Shkolle Teknike (shkollë e mesme ose fakultet teknik) dega mekanike/elektrike.
  • Të ketë njohuri të mira mekanike, motorë, hidraulikë, dhe auto-elektrike.
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Të ketë njohuri bazike të përdorimit të kompjuterit.
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi me klientët.
  • Të jetë entusiast, i gatshëm për të mësuar dhe për të punuar në grup.
  • Të jetë i gatshëm për të punuar nën stres dhe me orare te zgjatura.
  • Të zotërojë patentë shoferi.

Përvoja e mëparshme në pozicione pune të njëjta ose të ngjashme në industrinë e makinerive, makinave, autobusëve ose kamionëve është e preferueshme. Përvoja e drejtpërdrejtë në servisimin e makinerive të rënda të lëvizjes së dherave do të konsiderohet si avantazh.

Ju lutem dërgoni aplikimin shoqeruar me CV-në tuaj drejtpërdrejt në adresën elektronike: career@teknoxgroup.com deri më datë 22.01.2024.