Buldozer
- Makina
- Pajisje të përdorura
- Energjia dhe transport
- Pjesët dhe Servisi
- Vegla të punës
- Kontrolli 3D dhe 2D i makinave
- Trajtimi i mbetjeve
- Copëtimi dhe sitja
Buldozer
Një mënyrë e thjeshtë për të shfaqur klasin botëror.
Cat Dozers - emrat janë duke ndryshuar, por performanca e tyre kurrë.
BULDOZERËT E VEGJËL
Traktorët Cat D4K dhe D5K janë projektuar për të rritur në maksimum shpejtësinë, aftësinë trasnportuese, aftësinë për të manovruar lehtësisht, aftësinë për të kryer shumë funksione dhe saktësinë në nivelimin e hollë. Këta buldozerë me zinxhirë janë idealë për ndërtim zonash banimi duke qenë se kryejnë punë të tilla si pastrimin e nivelimin e vendeve, pjerrësimin e anëve të rrugës, rimbushjen e gropave të hapura dhe punë niveluese përfundimtare për rregullimin e peisazheve dhe ndërtimin e rruginave private.
Modeli | Fuqia Neto | Pesha Operative - XL | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|
D2 | 68,8 kW | 8.338 kg | |
D3 | 77,6 kW | 9.362 kg | Katallog |
D3K2 Mulcher | 77,6 kW | 10.771 kg | |
D4K2 Tier 4 | 68,8 kW | 8.168 kg | Katallog |
D5K2 Tier 4 | 77,6 kW | 9.214 kg | Katallog |
D4 | 97 kW | 13.271 kg | Katallog |
BULDOZERËT MESATARË
- Motorët e Besueshëm me naftë Caterpillar karakterizohen nga zhvendosja e madhe dhe rritja e momentit të rrotullimit.
- Kabinat janë projektuar në mënyrë ergonomike që të arrihet produktivitet i lartë dhe të ofrohet rehati maksimale për operatorin. Sistemi i komandimit është intuitiv, nuk kërkon shumë mund dhe është lehtësisht i arritshëm, fushëpamja është e shkëlqyer, paneli i komandimit nuk paraqet vështirësi për t'u lexuar dhe është informues, niveli i zhurmës është i ulët dhe ka hapësirë të mjaftueshme për të mbajtur sende vetjake.
- Strukturat bazë janë projektuar dhe ndërtuar për të qenë rezistentë duke përdorur teknologjinë e fundit në dispozicion në inxhinieri dhe industrinë përpunuese. Strukturat e forta bazë ofrojnë mbështetje solide dhe rakordim të përkryer për komponentët kryesorë.
- Përfaqësuesit e autorizuar të Cat-it japin ndihmën e tyre që makineritë të shfrytëzohen për punë për një kohë më të gjatë me kosto më të ulët. Ata vënë në dispozicion pjesët më të mira të këmbimit dhe janë të aftë të ofrojnë servisin më të mirë.
Modeli | Fuqia Neto | Pesha Operative | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|
D6K2 | 95 kW | 13.271 kg | Katallog |
D5 | 127 kW | 19.170 kg | |
D6 GC | 158 kW | 21.825 kg | |
D6 | 161 kW | 22.975 kg | |
D6XE | 161 kW | 23.248 kg | |
D7 | 197 kW | 29.776 kg | Katallog |
BULDOZERËT E MËDHENJ
- Motorët Caterpillar rezistentë, të fuqishëm dhe që ofrojnë lehtësi në kryerjen e servisit kanë ngritje të momentit të rrotullimit dhe i plotësojnë ose i tejkalojnë kriteret për shkarkimin e gazrave.
- Sistemi i Përparuar Modular Ftohës (AMOCS) kombinon një kapacitet më të lartë ftohës me një servis më të thjeshtë dhe bën të mundur që makineria të përdoret në mjediset që kërkojnë më shumë punë.
- Kabinat e rehatshme dhe efiçente e nxisin akoma më shumë prodhimin duke qenë të pajisura me levat e komandimit që janë lehtësisht të arritshme, sedilje nga Caterpillar Contour Series dhe fushëpamje të shkëlqyer.
- Transmisionet Caterpillar planetare të zhvendosshme pa e ulur shpejtësinë kanë diametër të madh, xhunto hidraulike me kapacitet të lartë me ftohje me vaj.
- Rrotat e e ngritura të ingranimit e izolojnë mekanizmin e transmisioneve përfundimtare nga impakti me tokën. Strukturat e poshtme të varura vendosin më shumë zinxhir në tokë për forcë tërheqëse më të madhe, më pak rrëshkitje, ecje me më pak tronditje dhe jetëgjatësi më të madhe të makinerisë.
- Strukturat bazë të Buldozerëve të Mëdhenj Caterpillar janë të rënda, të forta dhe rezistente.
- Komponentët kryesorë modularë janë projektuar që të ofrojnë lehtësi të madhe në kryerjen e servisit.
- Përfaqësuesit e autorizuar i Cat-it japin ndihmesën e tyre që makineritë të shfrytëzohen për një kohë më të gjatë me kosto më të ulët. Ata vënë në dispozicion pjesët më të mira të këmbimit dhe janë të aftë të ofrojnë servisin më të mirë
Modeli | Fuqia Neto | Pesha Operative - XL | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|
D8 | 242 kW | 38.834 kg | |
D8 GC | 226 kW | 37.557 kg | Katallog |
D8T | 233 kW | 39.420 kg | Katallog |
D9T | 325 kW | 48.361 kg | Katallog |
D9 | 328-337 kW | 49.988 kg | Katallog |
D9 GC | 308 kW | 49.441 kg | Katallog |
D10T2 | 447 kW | 70.171 kg | Katallog |
D11T / D11T CD | 634 kW | 104.236 kg | Katallog |
D11 | 634 kW | 104.236 kg | Katallog |