PJESËT E RIFABRIKUARA
PJESËT E RIFABRIKUARA
Opsione për remonte kapitale të shpejta, të besueshme dhe të përballueshme
Kur të vijë koha për të bërë remont kapital, mbështetuni te Motorët e Riprodhuar Cat që t'ju kthejnë në punë shpejt, opsion ky i besueshëm dhe i përballueshëm financiarisht. Motorët e Riprodhuar Cat janë riprodhuar në fabrikë duke përdorur pjesë origjinale Caterpillar. Ato përfshijnë të gjitha arritjet e fundit të rëndësishme inxhinierike dhe testohen gjerësisht për të siguruar një performancë si e një makinerie të re për një pjesë të vogël të çmimeve të reja. Normalisht shkon afërsisht sa gjysma e çmimit të një motori të ri.
Motorët e Riprodhuar Cat vijnë të montuar plotësisht dhe gati për t'u instaluar – kështu që ato i ulin në minimum ndalesat e makinerisë dhe shpenzimet e lidhura me rindërtimin e motorit tuaj. Kështu kurseni kohë dhe para dhe garancia jonë mbron investimin tuaj.
Blloqet e Riprodhuara Cat të Short dhe Long
Opsionet për riparime të Cilësisë së Lartë e ulin koston që mbartin ndalesat e makinerise.
Kur motori juaj Cat ka nevojë për riparime, besojini Blloqeve Cat Short & Long te Riprodhuar për zgjidhje të shpejta dhe me kosto efektive. Plotësisht të montuar dhe gati për t'u ndërtuar në motorin tuaj, Blloqet Short & Long janë riprodhuar në fabrikë duke përdorur pjesë origjinale Cat dhe duke vënë në zbatim të gjitha arritjet e fundit të rëndësishme inxhinierike – në mënyrë që të kenë performancën e një makinerie të re dhe t'u shtohet jetëgjatësia.
Për shkak se të gjitha komponentët e brendshëm janë instaluar dhe përshtatur në fabrikë, Blloqet e Rifabrikuar Cat Short & Long ju kthejnë shumë shpejt në punë. Plus, kanë garanci si të ishin pjesë të reja.
Pjesë të Rifabrikuara CAT mund të gjeni edhe për:• Starters and Alternators
- Crankshafts
- Turbo chargers
- Pump and Motor Components
- Transmission and Torque Converters
- Final Drive Hubs and Housings
- Fuel Transfer Pumps
- Air Compressors
- Fuel Pumps and Governors