Vlerësimi i gjendjes së makinës

Vlerësimi i gjendjes së makinës

5 – NË GJENDJE TË SHKËLQYER
Vjetërsia:Model jo më shumë se 3 vjeçar
Orë Pune:Më pak se 3000 SMU (orë pune)
Struktura:Minimumi i mbetur: 70%
Struktura e poshtme ose Gomat:Minimumi i mbetur për të gjithë komponentët: 80%.
Pamja e Jashtme: E shkëlqyer; në kushte thuajse ''si e re''.
Performanca:Në gjendje shumë të mirë pune; i përgjigjet të gjitha parametrave të funksionimit; riparime të reja të çertifikuara nga Caterpillar; e rikonstruktuar nga Dealer-i Zyrtar; përfshin riparimin e pjesës që bën transmetimin e fuqisë(powertrain); strukturës së poshtme(U/C) apo gomave u ka mbetur të paktën edhe 80% nga cikli i tyre i jetës.
4 – NË GJENDJE SHUMË TË MIRË
Vjetërsia:Model jo më shumë se 6 vjeçar
Orë Pune:Pa kufizim të orëve të punës; pa probleme në strukturë; është i mundur rindërtimi për një cikël të dytë jete.
Struktura:Minimumi i mbetur: 50%
Struktura e poshtme ose Gomat:Minimumi i mbetur: 50%
Pamja e Jashtme: Pamja e jashtme është shumë e mirë – shtresa e metaltë dhe boja janë në gjendje të mirë; kabina e operatorit është e pastër.
Performanca:Në gjendje shumë të mirë pune; i përgjigjet të gjitha parametrave të funksionimit.
3 – NË GJENDJE TË MIRË
Vjetërsia:Pa afat kohor
Orë Pune:S'ka kufizim të orëve të punës; pa probleme të konsiderueshme strukturore.
Struktura:Minimumi i mbetur: 35%
Struktura e poshtme ose Gomat:Minimumi i mbetur: 25%
Pamja e Jashtme: Nuk ka rrjedhje të mëdha të sistemit hidraulik; mund të ketë nevojë për lyerje me bojë; shtresa e metaltë e pranueshme "ashtu siç është"; pa probleme të dukshme dhe kabina e operatorit është në gjendje të pranueshme; spinotat dhe bokullat janë konsumuar në nivele normale.
Performanca:Funksionon dhe është gati për punë. Mund të ketë nevojë për riparime/rregullime të vogla për të pasur performancë të lartë.
2 – NË GJENDJE JO TË KEQE
Vjetërsia:Pa afat kohor.
Orë Pune:Mund te ketë plasaritje të dukshme ose probleme strukturore të riparueshme; numri i lartë i orëve të punës mund ta kufizojë/ta bëjë të pamundur rindërtimin e makinerisë.
Struktura:Mjaft e përdorur, por në gjendje pune.
Struktura e poshtme ose Gomat:Mund të këtë nevojë për strukturën e poshtme (U/C) ose për goma.
Pamja e Jashtme: Mund të ketë nevojë për lyerje; dëmtime te vogël në shtresën metalike; disa rrjedhje të sistemit hidraulikut. Spinotat dhe bokullat mund të kenë nevojë për riparim.
Performanca:Në gjendje pune, por mund të ketë nevojë për riparime të konsiderueshme përpara dorëzimit.
1 – NË GJENDJE TË KEQE
Makineria mund të ndizet, por nuk është në gjendje të plotë pune. Pamja e jashtme e përgjithshme tregon që ajo është e papërdorshme dhe, si rrjedhim, s'ia vlen të riparohet që të arrijë në gjendjen e kodit 2. Normalisht shitet si makineri për "pjesë'' këmbimi.