KONTROLLI (CHECK UP)

KONTROLLI (CHECK UP)

KONTROLLI që zhvillon Teknoxgroup-i është një ndërhyrje, me një çmim fiks, që ofron mundësinë të percaktoje gjendjen e makinerise tuaj (që ka punuar për mijëra orë) për sa i përket parametrave dhe performancës, duke iu dhënë informata të dobishme përpara marrjes së vendimeve të rëndësishme të tilla si:

    • Hartimi i një Kontrate Mbeshtejeje (CSA)
    • Planifikimi i një ndalese te makinerise perpara nje angazhimi te rendesishem
    • Përllogaritjen e kostos për riparime të mëdha 

    Gjatë KONTROLLIT një prej teknikëve tanë të pergatitur do të kryejë detyrat e mëposhtme:

      1. Marrjen e një kampioni vaji nga cdo komponent i makinerisë për ta dërguar në laborator për analiza.
      2. Ndërrimin e vajit të motorrit dhe e të gjithë filtrave të makinerisë.
      3. Kontrollin dhe nivelimin e vajrave në të gjithë komponentët.
      4. Kontrollin me paisje speciale të presionit, temperaturave dhe fluksit në komponentë të tillë si Motorri, Transmisioni, Sistemi Hidraulik.

      Pas ketyre nderhyrjeve nga ana e teknikeve te Teknoxgroup, ju do të merrni një raport të hollësishëm në lidhje me gjendjen e komponentëve kryesorë si Motorri, Transmisioni, Sistemi Hidraulik si edhe një raport nga Laboratori SOS (Mbledhja e Planifikuar e Kampionëve të Vajit)

      Në këtë fazë, mund të kërkoni një preventiv të pjesëve të këmbimit dhe orëve të punës për ndërhyrjet e nevojshme që makineria të jetë sërish në gjendje pune optimale.