Ngarkues me zinxhir
- Makina
- Pajisje të përdorura
- Energjia dhe transport
- Pjesët dhe Servisi
- Vegla të punës
- Kontrolli 3D dhe 2D i makinave
- Trajtimi i mbetjeve
- Copëtimi dhe sitja
Ngarkues me zinxhir
NGARKUESIT MESATAR ME ZINXHIR
Transmisionet Hidrostatike me kontroll elektronik ofrojnë përdorim të shpejtë, pa probleme dhe manovrueshmëri superiore.
- Sistemi i komandimit elektro-hidraulik së bashku me pozicionueset magnetike të rregullueshme të levës ngritëse dhe të kovave bëjnë që operatori të lodhet më pak.
- Sistemi i Kompjuterizuar i Monitorimit i Caterpillar-it (CMS) është ndërlidhja mes operatorëve dhe Kontrollit Elektronik Hidrostatik (EHC) të transmisioneve.
- Strukturat përforcuese të pjesës së poshtme janë projektuar posaçërisht për punime që kryhen me ngarkues me zinxhir për të siguruar jetëgjatësi, rezistencë ndaj përdredhjes dhe një bazë të qëndrueshme për komponentët.
- Strukturat e poshtme lëkundëse Cat përmirësojnë forcën tërheqëse, qëndrueshmërinë e makinerisë dhe zvogëlojnë impaktin me strukturën.
Modeli | Fuqia Neto | Pesha Operative | Kapaciteti i Kovës | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
953K | 115 kW | 15.642 kg | 1,8 m3 | Katallog |
NGARKUESIT E MEDHENJ ME ZINXHIR
Transmisionet Hidrostatike me kontroll elektronik ofrojnë përdorim të shpejtë e pa probleme dhe shkallë të lartë manovrueshmërie.
- Motorët me naftë Caterpillar janë ndërtuar për të dhënë rendiment, të kenë rezistencë, të ofrojnë lehtësi për kryerjen e servisit, shkarkime në nivele të ulëta dhe konsumim sa më pak të të lëndës djegëse.
- Ngarkuesit e Mëdhenj me Zinxhir Caterpillar janë projektuar për produktivitet më të lartë të operatorit.
- Funksionet kryesore të Sistemit të Monitorimit të Caterpillar-it përfshijnë kalibrimin e shpejtë dhe të thjeshtë të sistemit hidrostatik të vënies në lëvizje si edhe sinjalizimin e operatorit në lidhje me situatat që mund të shkaktojnë dëme.
- Strukturat përforcuese të pjesës së poshtme janë projektuar posaçërisht për punime që kryhen me ngarkues me zinxhir për të siguruar jetëgjatësi, rezistencë ndaj përdredhjes dhe një bazë të qëndrueshme për komponentët.
- Forca tërheqëse e përmirësuar, qëndrueshmëria e makinerisë dhe impakti i zvogëluar me strukturën janë të mirat e strukturave të poshtme lëkundëse të Cat.
Modeli | Fuqia Neto | Pesha Operative | Kapaciteti i Kovës | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
963K | 144 kW | 20.308 kg | 2,45 m3 | |
963 | 151 kW | 20.358 kg | 2,5 m3 | Katallog |
973K | 205 kW | 28.985 kg | 3,2 m3 | Katallog |
NGARKUESIT ME ZINXHIR PËR MBETURINAT
Ngarkuesit me Zinxhir për Lëvizjen e Mbeturinave kryejnë shumë funksione kur përdoren në gropat e mbeturinave.
- Për shkak të nivelit të lartë të shikueshmërisë dhe aftësisë së shkëlqyer për të mos u zhytur, Ngarkuesit me Zinxhir për Lëvizjen e Mbeturinave mund të kryejnë punë me mbetjet pa vështirësi dhe me efektivitet.
- Përdorimi i tyre për vend-depozitimet e përkohshme të mbetjeve kërkon një makineri që ka manovrueshmëri përveç shumëfunksionalitetit.
- Ngarkuesit me Zinxhir për Lëvizjen e Mbeturinave bëjnë të mundur punimet në vend-depozitimet e përkohshme të mbetjeve nëpërmjet aftësisë për të arritur kthesën e plotë me anë të fuqisë Hidrostatike dhe rrotullimit të shkëlqyer mbrapsh.
- Ngarkuesit me Zinxhir mund të përdoren gjerësisht për lëvizjen e materialeve të ndërtimit si dhe materialeve që mbesin pas shembjes.
- Fakti që veglat mund të përdoren për të kryer shumë funksione i bën Ngarkuesit me Zinxhir për Kapjen e Mbeturinave të përkryer për lëvizjen dhe gërmimin e dheut.
- Këto makineri mund të punojnë thuajse në çfarëdolloj kushtesh të tokës.
Modeli | Fuqia Neto | Pesha Operative | Kapaciteti i Kovës | Te dhëna teknike |
---|---|---|---|---|
953K WH | 115 kW | 15.433 kg | 2,3 m3 | Katallog |
963K WH | 144 kW | 20.322 kg | 3,1 m3 | Katallog |
973K WH | 205 kW | 29.175 kg | 4,9 m3 | Katallog |